Pas një pune këmbëngulëse për disa ditë, me pikë referimi thënien “mos e ndiq turmën”, konkludova se kalorësi dhe kali i Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olipmike #Paris2024, nuk ka lidhje me një prej kuajve të Apokalipsit, apo kalorësve të Apokalipsit.
Asfare!
Nuk i interesonte askujt që të shfaqte në këtë ceremoni satanike, elementë apokaliptikë dhe biblikë, pasi kishin diskretituar dhe blasfemuar me darkën e fundit të Zotit Krisht, mes perversitetesh diabolike. Nuk ishte në interes të askujt që të ngrinin në piedestal Apokalipsin e Joanit, për t’i treguar dhe thënë botës: “Besojeni Apokalipsin, fundi dhe vdekja po vjen”.
Përkundrazi ata nuk i besojnë fundit, por Botës NJË, botës me një qeveri, me një fe, me një monedhë, pa kombe dhe shtete, në fund edhe me një gjuhë. Pra janë të etur për Babiloninë e Re / Babelin.
Nëse kali dhe kalorësi i lojërave Olipmike do të ishte element nga Bibla e Shenjtë dhe Libri i Apokalipsit, na duhet të besojmë që organizatorët qenkan besimtarë të krishterë.
Kurrsesi!
***
Atëherë, duke parë të gjithë elementët e Ceremonisë së Hapjes, shumica ishin elementë të huaj, disa me detyrim, disa me përzgjedhje, Franca duhet të shfaqej me një simbol të sajin dhe zgjodhi të shfaqet me dy simbole.
I pari: Simboli i popullit francez që vrau Monarkinë, kujtoni Maria Antuenetën, kokëprerjen, gjakun dhe avujt e tij, fillimet e Revolucionit dhe një epokë e re për Francën dhe Europën.
I dyti: Kalorësi dhe kali si simbol i Francës triumfatore mes heroinës Zhan d’Ark. Sot e pafytyrë apo fytyrëmaskuar, duke i mëshuar faktit se sot Francën po e bëjnë triumfatore sërish të gjithë, megjithatë kalorësi, është presidenti i vendit.
Për më shumë dhe për të parë se nga u morën elementët e kalit dhe kalorësit, elementë të veshjes, flamuri dhe të tjera, në fotot si më poshtë të Zhan d’Ark: