Organizimi mjeran i Lojërave Olimpike në Paris është prezantimi direkt dhe indirekt i së ardhmes distopike që vjen dhe që pak a shumë na e përshkruan mes kësaj Olimpiade, me qëllim parapërgatitjen.
Ideja olimpike humbi mes axhendën ‘woke’!
Mbrëmë ra perdja e parodisë së Lojërave Olimpike 2024, të cilat u mbajtën në Paris dhe do të hyjnë në histori si më Lojërat më kontroverse, më ‘woke’, më distopike, më të varfëra, më banale, më të vështira për nga kushtet e athletëve / sportistëve, Lojëra Olimpike që nuk kishin asnjë lidhje me frymën e lashtë të pavdekësisë, Frymë kjo që u deformua dhe u përçmua plotësisht nga organizatorët devijantë.
Ndryshe nga propaganda shoviniste e mediave për medaljet dhe performancat, ajo që do t’i mbetet botës / njerëzve me të vërtetë, në shkallë globale, nga këto Lojëra ishte Ceremonia aspak normale e Hapjes dhe padyshim Ceremonia e zezë e Mbylljes, të cilat ishin planifikuar dhe organizuar jo për të promovuar sportin dhe idealet olimpike, si bukuria, pastërtia, armëpushimi, shenjtëria e jetës njerëzore, por diabolizmin, shëmtinë, ndotjen, luftën, devijancën, vrasjen dhe kokëprerjen.
Në këto lojëra olimpike për herë të parë u shkel armëpushimi olimpik, me Rusinë e përjashtuar, por me Izraelin prezent, që nuk ngruroi të godasë Gazën dhe shtetet përreth.
Rivaliteti fisnik u zëvendësua nga rivaliteti i pabarabartë, me atletet intersekuale, meshkuj pra që garuan në finalen e boksit për femra dhe fituan medalje ari.
Respekti i ndërsjellë u shndërrua në fyerje për komunitetin e krishterë, me blasfeminë publike të Darkës së Fundit, por edhe me arrestimin dhe poshtërimin e anëtarëve të komunitetit të krishterë që ndodheshin në Paris për të protestuar kundër sulmeve të fesë së tyre.
Nga udhëtimi i flakës olimpike, ceremonia e hapjes, zhvillimi i lojërave deri në ceremoninë e mbylljes me një feniks të artë jashtëtokësor, tek promovimi i axhendës ‘woke’, me praninë e fortë të ‘drag queens’ dhe hiper-promovimin e afeksioneve seksuale, këto pra ishin elementët që pothuajse monopolizuan interesin e Lojërave Olimpike. Një koktej që krijoi një polemikë të paparë për shembjen e vlerave morale dhe sulmin ndaj institucionit të familjes, që kontribuoi edhe më shumë në klimën e përgjithshme të ndarjes së shoqërisë.
Së bashku me axhendën ‘woke’ dhe shfaqjen selektive të diversitetit, kjo Olimpiadë ishte prezantimi direkt dhe indirekt i së ardhmes tonë distopike. Në fund të fundit, këtë e paralajmëron posteri i zi dhe video e errët për ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike, të cilat u krijuan në plejadën e shkatërrimit.
Në përpjekjen e presupozuar për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimatike, sportistët u detyruan, ndër të tjera, të flinin në shtretër kartoni të pakëndshëm, të mbeteshin të kequshqyer, pasi ishte urdhëruar nga organizatorët që 60% e vakteve në fshatin olimpik nuk duhet të përmbanin proteina, domethënë mish, vezë, e të tjera, si dhe të pëlcasin së nxehti të gjithë, pasi në dhomat e sportistëve dhe ekipeve nuk kishin kondicioner.
Një imazh i mjerueshëm dhe i turpshëm i Francës dhe Olimpiadës, që detyroi shumë që të ngrinin pyetjen: ku shkuan më shumë se 12 miliardë euro të akorduara për ngjarjen e madhe sportive? Teksa shumë objekte sportive ekzistonin paraprakisht, ndërsa komoditetet bazë për sportistët mungonin, të cilët madje u detyruan të notonin edhe në baltën dhe llumin me fekale të lumit Sena, në të cilin u hodhën 1.4 miliardë eurom, ose kjo shumë “u gëlltit”, duke na shfaqur një Francë që korrupsioni është prezent në çdo instancë.
Të ashtuquajturat Lojërat Olimpike, të cilat sapo kanë përfunduar, nuk kanë më asgjë të përbashkët me vizionin origjinal.
Rivaliteti i pastër për Olimpiadën me kalimin e viteve, u kthye në promovim profesional të interesave ekonomike dhe politike, ndërsa sot në interes tërësor të promovimit të ‘woke agenda’.
Shkatërrimi sportiv, kulturor, mungesa e çdo element civilizimi nga kjo ngjarje sportive është i paprecedent.
Ideja olimpike u mbyt me mani nga imoraliteti dhe degjenerimi, duke u kujtuar mendimtarëve se nuk ka mbetur më asgjë për të frymëzuar.