Sulmohet Greqia! Kush e Dogji Athinën?

/

Në amok kryeministri Mitsotakis.

Greqia sulmohet nga qarqe të errëta.

Greqisë i digjet metropoli, Athina, në zemër të saj dhe kjo nuk ndodh as rastësisht, as aksidentalisht, pasi është e pamundur që në 75 minuta të shfaqen me dhjetra vatra zjarri në disa zona/lagje të ndryshme të Athinës urbane dhe asaj periferike.

Greqia nuk u sulmua me armë, as me raketa, as me tanke dhe krisma dyfekësh, por me zjarr dhe me gjuhë flake që përpinë pronën dhe jetën e mijëra athinjotëve.

Janë me qindra banesat e djegura tërësisht, janë me qindra bizneset e shkrumbitur tërësisht, siç janë me qindra banesat dhe bizneset, por edhe institucione publike të djegur pjesërisht, me dëme kolosale.

Athina, kryeqendra e Greqisë u dogj dhe qeveria u kap në gjumë. Shërbimet e Inteligjencës u treguan totalisht të paafta, ose, mos e dhëntë Zoti, të kenë heshtur.

Dëshmi banorësh për mast.al na thonë se, sapo ndizej një vatër dëgjoheshin shpërthime të njëpasnjëshme, domethënë në zonat e gjelbëra, në parqe dhe pyje ishin vendosur bombula gazi, ose mjete të tjera shpërthyese dhe operacioni dukej që funksiononte i organizuar më së mirë. Në këtë formë shtrihej dhe zgjatej fronti i zjarrit dhe vatrat bashkoheshin mes tyre, në një rrjetë merimange flakësh që përpinin shtëpi, biznese, automjete dhe gjithçka gjenin përpara.

Forcat e zjarrfikësve, ato të emergjencës, forcat e ajrit nuk ishin më në gjendje të kontrollonin situatën që iu doli nga kontrolli pas mesatës të së dielës, por edhe gjatë mesditës të së hënës.

Qeveria Mitsotakis duhet të mbyllë kufirin dhe ta kalojnë vendin ndoshta edhe në gatishmëri lufte, sepse nuk bëhet fjalë për fatkeqësi natyrore, për disa vatra zjarri, por për një plan sulmi dhe shkatërrimi në masë.

Dëmet do të ishin edhe më të mëdha, por u limituan dhe u kontrolluan falë punës dhe sakrificës së mijëra vullnetarëve që shkuan nag e gjithë prefektura në vatrat e panumërta të zjarrit, që shtriheshin në gjatësi dhjetra kilometrash.

Shteti duhet të kalojë vendin në situatë disaditore emergjence lufte, nëse ka shtet dhe është detyrë e Ministrisë së Brendshme, Organeve të Rendit dhe të gjitha instancave shtetërore relevante me çështjen, përkrah Ministrisë së Mbrojtjes, për të zbuluar çfarë ka ndodhur, për të identifikuar organizatorët, për të kapur ekzekutuesit e katastrofës së zjarrvënies dhe për t’u përballur si shtet sovran me një sulm të tillë armiqësor të organizuar, me plan veprimi të qartë, kundrejt vetë metropolit të Greqisë, qytetit të 5.4 milionë banorëve, Athinën / Attikës.

Kush e sulmoi Athinën?

Previous Story

Moda & Teknologjia, Superarmët e Elitës Luçiferiane!

Next Story

Ideja Olimpike Humbi Mes Axhendës 'Woke'!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e