Po bëhet shumë e vështirë të injorosh të gjitha lëkundjet që po ndodhin. Muajt e fundit, ka pasur tërmete shumë të pazakonta në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Siç do ta shihni më poshtë, ka pasur tërmete të dukshme në bregun perëndimor, në bregun lindor, pranë kufirit verior dhe afër kufirit jugor.
Natyrisht, e gjithë kjo vjen në një kohë kur i gjithë planeti tronditet nga një aktivitet i pazakontë sizmik. A përbën diçka gjithë ky aktivitet i pazakontë sizmik? Nëse po, çfarë do të thotë kjo për të gjithë ne?
Të martën mbrëma, një tërmet me magnitudë 5.2 që tronditi Kaliforninë jugore dhe bëri bujë në të gjithë vendin.
Një tërmet në veriperëndim të Los Anxhelosit tronditi pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore të martën mbrëma, por nuk ka raporte të menjëhershme për dëme.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 5.2 ballë ra në orën 21:09 dhe ishte e përqendruar pranë Mettler, një zonë e painkorporuar në kontenë Kern, rreth 85 milje (137km) nga qendra e Los Anxhelos.
Pas tërmetit, Dr.Lucy Jones doli në televizion dhe zbuloi se vlerësimi i saj fillestar ishte se tërmeti nuk ishte i lidhur me ndonjë defekt të njohur.
Kjo që tha ishte shumë e çuditshme.
Një tjetër ekspert i tërmeteve i quajtur Ole Kaven u pajtua me këtë vlerësim, por vuri në dukje se zona është e njohur për tërmetet.
Nuk ka asnjë defekt të njohur në zonën ku ra tërmeti i së martës mbrëma, por është ende një zonë e njohur për tërmete, tha Ole Kaven, një studiues gjeofizik me Shërbimin Gjeologjik të SHBA.
Dridhja u ndje në një shtrirje të madhe territoriale.
Në fakt, u raportua se ky tërmet është ndjerë nga ata që jetojnë “në Ventura, Simi Valley, Camarillo, Santa Clarita, Encino, Hollywood, Santa Monica, North Hollywood dhe Woodland Hills”.
Më pas, ka pasur më shumë se 200 pasgoditje në të njëjtën zonë.
Pati më shumë se 277 pasgoditje në tërmetin e së martës me magnitudë 5.2 ballë në Kaliforninë Jugore, dy me magnitudë 4.0 ose më shumë, por shanset për një tjetër tërmet më të madh mbeten të ulëta, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
“Të shohësh shumë nga këto ngjarje më të vogla duke u ngadalësuar me kalimin e kohës është shumë normale”, tha Ole Kaven, një gjeofizikan kërkimor në USGS.
Shpresojmë se gjërat do të rregullohen së shpejti. Por është vetëm çështje kohe që tërmetet të kthehen.
Për më shumë se një dekadë, të shumtë janë ata që kanë paralajmëruar në mënyrë specifike se çfarë do të ndodhë me shtetin e Kalifornisë kur “The Big One” të ndodhë, më në fund.
Shkencëtarët na sigurojnë se “The Big One” është vonuar dhe dëmi që do të shkaktojë do të jetë përtej imagjinatës së librave.
Kalifornia është e njohur për tërmete, por shohim gjithashtu lëkundje të konsiderueshme në pjesë të vendit që nuk janë të njohura për tërmete.
Për shembull, shteti i New Jersey është tronditur nga më shumë se 200 tërmete në tre muajt e fundit. Nuk ka të dhënë të mëparshme që të jetë një pikë e nxehtë sizmike.
Një tërmet me magnitudë 2.9 u regjistrua pak poshtë liqenit Michigan. USGS konfirmoi se një tërmet ndodhi nën liqenin Michigan të premten, i cili u ndje nga shumë njerëz në Wisconsin, ndodhi në orën 9:18 të mëngjesit.
Ky tërmet i frikshëm që ishte vetëm 2.9 në shkallën Rihter dhe thuhet se është ndjerë nga shumë njerëz pranë Gjirit Sturgeon, Wisconsin, do të thotë se ka qenë shumë i cekët.
Ne do të donim të monitoronim nga afër çdo aktivitet sizmik rreth Liqeneve të Mëdha sepse mund të ketë implikime shumë serioze për qytetin e Çikagos në një moment në të ardhmen, thonë disa sizmiologë.
Ndërkohë, në një qark të Teksasit kanë ndodhur aq shumë tërmete sa është shpallur zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme.
Kaq shumë tërmete kanë goditur Scurry County në Teksasin perëndimor në javën e kaluar, më shumë se 100 në numërimin e fundit, sa që zyrtarët lokalë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Gjykatësi i qarkut Scurry, Dan Hicks, shkroi në deklaratën e tij për fatkeqësinë, ditën e premte se, që nga tërmeti i parë, ,e magnitudë 4.9, që u ndje në natën e 22 korrikut, “ata janë ndjerë në të gjithë qarkun Scurry në biznese dhe shtëpi”.
Në disa artikuj të shkruar në Amerikë që trajtonin “5 arsye pse duhet të përgatiteni se tërmeti i çpmendur do të ndodhë tani”, paralajmërohet se fatkeqësitë natyrore do të jenë një çështje kryesore në gjysmën e dytë të këtij viti dhe më tej.
Natyrisht, ka shumë arsye të tjera pse kaq shumë njerëz po përgatiten për “stuhinë e përsosur” që do të bjerë mbi ne.
Ngjarjet botërore kanë filluar të dalin jashtë kontrollit dhe ka një shqetësim të madh për atë që do të ndodhë më pas.
Më herët sot, hasa në një artikull të CNN që diskutonte faktin se shumë nga elita tani po ndërtojnë “fortesa të shekullit të 21” në pritje të asaj që do të ndodhë më pas.
Pak gjëra duket se qetësojnë ankthet ekzistenciale të të pasurve, të ultra të pasurve, që po ndërtojnë streha për t’i bërë ballë çdo gjëje më pak se Armagedonit total bërthamor. Megjithatë, a vlen që të mbrohesh dhe më pas të jesh i vetëm mbi rruzull, apo ndër të paktët?
“Kemi dhënë shumë më tepër fokus tek argëtimi” tha Al Corbi, i cili ka qenë në ballë të luksit për 50 vjet si president dhe themelues i SAFE (Strategically Armored & Fortified Environments) me bazë në Virxhinia, SHBA. “Nëse do të mbijetojmë nën tokë, ne duam që të argëtohemi.”
Nuk mendoni se këta elitistë po shkojnë shumë larg dhe kjo është alogjike?
Unë nuk e bëj, e refuzoj këtë qëndrim neveritës të elitave që sfidojnë njeriun e së përditshmes.
Kemi hyrë në një kohë të kaosit masiv politik, të luftës botërore, të mungesës globale të ushqimit, të epidemive vdekjeprurëse dhe të fatkeqësive natyrore historike.
Nëse jeni të mençur, do të punoni jashtëzakonisht shumë për t’u përgatitur edhe për atë që do të vijë. Siç do të vijë edhe do të ikë, do të lërë gjurmë që do të jenë “kapital” për të vazhduar, si më të mirë dhe më të mençur.