Patriarkana Ekumenike deklaron se: Nuk u dha leja nga Turqia për liturgjinë e shenjtë më 15 gusht, në Kishën e “Panagia Sumela”, të së Tërëshenjtës Mari në Sumela.
Pas vendimit të autoriteteve turke, leja për kremtimin e liturgjisë hyjnore në Panagia Sumela është dhënë këtë vit për të premten, më 23 gusht, ditën e festës së Nëntë Ditëve të Fjetjes së Shën Mërisë dhe jo për ditën e kremtimit të Fjetjes së Virgjërës Mari, më 15 gusht.
Një ndër festat më të mësha të krishtërimit në botë, kujtimi i fjetjes së hyjnimbajtëses Mari, që lindi Birin e Perëndisë në Nazaret, me Frymës së Shenjtë.
***
Turqia edhe vitin e kaluar e ndaloi dhe më pas lejoi të zhvillohej liturgjia e shenjtë, ndërkohë që sivjet është kategorike për ndalimin e liturgjisë.
Turqia pushtoi territoret, vrau burra, gra dhe fëmijë, shndërroi bij nënash në jeniçerë, mish për makinerinë e luftërave të saj pushtuese dhe skllavëruese, rrëmbeu kisha dhe i shndërroi në xhami, dhe tani, edhe në ato pak kisha të mbetura, nuk lejon të krishterët të bëjnë shërbesën e tyre hyjnore në lavdi të Krishtit Perëndi dhe në përkujtim të së Tërëshenjtës Mari.
Ditë të zeza vijnë mesa duket!
Kush mbyll dyert e Kishave dhe Altarëve, kush ndalon Fjalën e Perëndisë të Predikohet, pa më të voglin dyshim, gjëmë e madhe e pret.