Përplaset Kina me Indinë

76 ushtarë indianë u plagosën gjatë përplasjeve me ushtarë kinezë, në luginën e Galuan, në kufirin mes dy vendeve, sipas lajmeve të televizionit indian NDTV.

Nënvizohet se përplasjet filluan mbrëmjen e së hënës në darkë, në një zonë të diskutuar, atje ku rajoni indian Ladak gjendet në kufij me rajonin kinez Askai Cin.

Sipas deklaratave të Forcave të Armatosura Indiane, gjatë përplasjes së ditës së hënë humbën jetën 20 ushtarë indianë.

Sipas rrjetit televiziv NDTV, të plagosurit që po përplasen që nga e hënda dhe deri të dje, po kurohen dhe janë jashtë rrezikut për jetën dhe së shpejti do të jenë sërish në krye të detyrës së tyre ushtarake.

India dhe Kina ndajnë një nga kufijtë më të gjetë pa shenja apo pika kufitare dhe të dyja palët ruajnë kufirin mes forcash të armatosura duke vënë në dyshim kufirin ekzistues.

Gjatë dekadave të fundit ka patur mjaft përplasje mes ushtarëve të kufirit të të dyja vendeve, të cilët ndalohen të përdorin armë, ndaj dhe përplasjet zhvillohen trup me trup, me drunj dhe gurë.

Kina edhe pse në kohë pandemie dhe ‘lockdown’-i ka hapësirë për luftime trup me trup me fqinjët indianë. Shpresojmë që ushtarët kinezë të kenë patur doreza dhe maskë gjatë përplasjeve me ushtarët indianë!

Kohë absurde qeverish komunisto-totalitare! Kinezët në kërkim të trazirave!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Si Urdhëron Merkel Vendet e Tjera Anëtare të BE-së! E Turpshme!

Next Story

Drakula Rumun që Shkoi në Hell Ushtarët e Mehmedit Pushtues

Latest from Info