Fondacioni Soros Tërhiqet nga BE & Fokusohet në Pjesë të Tjera të Botës!

/

Largohet nga vendet e BE-së, në pjesën më të madhe të fondeve dhe fokusohet gjetiu. Këtë njoftim Fondacioni Soros e ka bërë që vjet më 15 gusht, mes një E-mail-i të brendshëm në zyrat e tij nëpër Europë dhe tani pas një viti koha po përfundon.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, shoqata “bamirëse” në dukje, në thelb “shtet brenda shteteve” e themeluar nga miliarderi George Soros, planifikon të tërheqë ose të përfundojë një pjesë të madhe të punës së saj brenda Bashkimit Europian, pasi zhvendos fokusin në pjesë të tjera të botës.

Mesa duket të gjitha synimet e saj, Amerika i realizoi, mes punës vigane të Fondacionit Soros në të gjithë Europën. Sot, Amerika ka emëruar mes zgjedhjeve të gjithë njerëzit e saj, vasalët “e denj딓woke agenda” në qeveritë e çdo vendi dhe në kupolën e Bashkimit Europian dhe të të gjitha strukturave të tij, ndaj tani shpërngulet gjetiu.

Të shumtë janë europianët që qajnë, teksa fondet minimizohen dhe disa do të mbeten pa punë, ose do të duhet të shpërngulen për të ndjekur Fondacionin atje ku do të shkojë.

Gjithashtu, tani qeveritë dhe Bashkimi Europian duhet të derdhi fonde në sektorët ku operonte Fondacioni Soros, për të qenë aktivë në sektorët ku aktivizohej, si domosdoshmëri për përmbushjen e strategjive dhe politikave, për arritjen e objektivave të vendosur nga konstilacioni.

Vendimi do të thotë se rrjeti i Fondacionit Soros do të largohet nga puna në lidhje me çështjet e brendshme europiane dhe do të fokusohet në rajon në kontekstin e çështjeve më të mëdha globale, sipas e-mail-it të dërguar drejtuesve të rrjetit.

“Përfundimisht, drejtimi i ri strategjik i miratuar parashikon tërheqjen dhe përfundimin e pjesëve të mëdha të punës sonë aktuale brenda Bashkimit Europian, duke zhvendosur fokusin tonë dhe shpërndarjen e burimeve në pjesë të tjera të botës”, thuhet në e-mail.

“Ky ndryshim nuk është një reflektim mbi punën e kaluar dhe kontributet e shumta të stafit ndër vite, por më tepër një vendim largpamës i rrënjosur në mundësitë e ardhshme për të pasur një ndikim të rëndësishëm.”

Fondacioni njoftoi në qershor se financuesi 93-vjeçar Soros do t’ia dorëzonte fondacionin e tij për grante prej 25 miliardë dollarësh, djalit të tij Alex dhe në korrik zbuloi planet për të pushuar 40% të stafit të tij global, në një ndryshim strategjik.

Email-i i brendshëm nuk detajonte sesi Fondacioni do të zhvendoste fondet e tij, por një zëdhënës tha se grupi do të vazhdojë të mbështesë grupet e shoqërisë civile në të gjithë Europën, duke përfshirë ata që punojnë në çështjet e jashtme të BE-së, duke ruajtur mbështetjen për komunitetet europiane rome.

“Fondacionet e Shoqërisë së Hapur po ndryshojnë mënyrën sesi punojmë, por familja ime dhe OSF kanë mbështetur prej kohësh dhe mbeten të vendosur të përkushtuar ndaj projektit europian”, tha Alex Soros, kryetar i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, në një deklaratë të dërguar me e-mail për Reuters.

Organizata, e cila drejton rreth 1.5 miliardë dollarë në vit globalisht, do të vazhdojë gjithashtu të financojë programe në Europë, duke përfshirë Ukrainën, Moldavinë, Kirgistanin dhe Ballkanin Perëndimor përmes fondacioneve kombëtare, tha zëdhënësi i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

Mesa duket në këto vende do të ketë akoma trazira dhe regjime, deri në përmbushjen e planit të hartuar që prej 4 dekadash më parë.

“Modeli i ri do të shohë shumicën e granteve tona të organizuara rreth mundësive specifike për ndikim, që do të përcaktohen gjatë muajve të ardhshëm”, shtoi zëdhënësi.

“Puna jonë në Europë ka qenë gjithmonë një tërësi në zhvillim dhe këto ndryshime të reja nuk janë përjashtim, nga kjo prirje afatgjatë.”

Mesa duket shpërngulja drejt Azisë e Fondacionit Soros, do të thotë që fokusi i ri i territoreve dhe shteteve për shkatërrim, për “meidane” dhe sheshe portokalli protestash, nga ana e SHBA-ve, janë Kina dhe shtetet e tjerë në kontinent.

Previous Story

A Po Zgjohet Një 'Yellowstone' i Dytë në Teksas?

Next Story

Ungjilli Sipas Mateut 27:1-66 - Jo Rastësisht ka 66 Vargje - Krimi i Dyfishtë i Njeriut

Latest from Info