Ndodhet në një lartësi prej 300 metrash dhe mund të kalojnë vetëm me një makinë.
Kur ka ngarkesë mbi normalen dhe fryn erë, shoferët i zë paniku.
Ura e varur mbi grykën Dadong në Chongqing të Kinës quhet “Ura e Terrorit”.
Kjo mrekulli inxhinierike nuk ka kulla apo bazë mbështetëse, por mbështetet vetëm në 4 kabllo çeliku.
Me 300 metra lartësi dhe 245 metra gjatësi, ura është ndërtuar vetëm për një makine, për një korsi. Anësoret e urës janë të rrethuara me rrjeta mbrojtëse, të cilat frenojnë mjetet kalimtare, në rast devijimi.
Vozitja në urë është sfidues kur moti është i mirë. Imagjinoni sa e vështirë është kur fryn erë!
Për fat të mirë, ky është një projekt i përkohshëm, i projektuar për të lehtësuar ndërtimin e urës Shuangbao, e cila kur të përfundojë, do të jetë ura më e gjatë në botë me dy harqe.