D.Trump: “Do të Mbyll edhe Konsullata të Tjera Kineze!” – Drejt Prishjes së Marrëdhënieve Diplomatike!

Mbyllja e Konsullatës Kineze në Huston ishte vetëm fillimi, pasi sot Presidenti Trump deklaroi se është e mundur që të mbyllen edhe konsullata të tjera kineze në SHBA, si dhe misione diplomatike.

Nga ana tjetër Kina po përgatitet të mbyllë Konsullatën Amerikane në Wuhan dhe nëse do të jetë e nevojshme do të mbyllë edhe Konsullata të tjera.

Të dy fuqitë shkojnë drejt ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike.

Qeveria e SHBA-së ka dhënë 72 orë afat kohor për mbylljen e Konsullatës Kineze në Huston (Teksas), pas akuzash për agjenturë dhe spiunazh lidhur me programe kërkimore të disa kompanive, me objektiv prodhimin e vaksinës kundër coronavirus-it.

‘State Department’ deklaroi se Konsullata Kineze u mbyll për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe të dhënat personale të amerikanëve.

Nga ana tjetër Kina akuzon Amerikën për përshkallëzim të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, si kurrë më parë, teksa parashikohet mbyllja edhe e Konsullatës Kineze në San Francisco.

Në të njëjtën kohë Sekretari i Shtetit të SHBA-së theksoi se gabimet e qeverive amerikane në të shkuarën nga një anë dhe praktikat e taktikat e Kinës nga ana tjetër, i kanë kushtuar miliona amerikanëve humbjen e vendit të punës, për rrjedhojë shkatërrimin e ekonomisë.

Kurse Kina akuzoi Trump-in se po e deklamon atë, duke e shfaqur Kinën në nivel global si “fuqinë e së keqes”.

***

Fuqi e së Keqes, e tillë duket të jetë Kina për ekonominë amerikane dhe europiane njëkohësisht, teksa mes krahut të lirë të punës dhe produkteve shumë të lira dhe të pacilësi, Kina prishi dhe destabilizoi tregun, si dhe injektoi kulturën e gjësë së lirë, kultivoi mentalitetin e klientit që kërkon çmim sa më të lirë dhe aspak cilësi, produktin “me orë afatshkurtëra pune”. Kina injektoi pra në treg, atë që rëndom në fjalorin e të gjithë skeptikëve dhe kritikëve lidhur me tregun dhe produktet, quhet “kinezëri”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Webometrics: Rankimi i Universiteteve më të Mira në Botë Sipas "Google Scholar Citations"!

Next Story

Itali: Coronosatira - Një Person ka Rezultuar 15 Herë Pozitiv me Coronavirus!

Latest from Opinione