Bjellorusi: Lukashenko Dërgoi 1/3 e Ushtrisë në Kufirin me Ukrainën

/

Tensioni është në të kuqe!

120,000 ushtarë ukrainas në kufirin me Bjellorusinë, brenda pak orëve.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Ukraina ka vendosur më shumë se 120,000 trupa përgjatë kufirit të saj dhe se Minsku ka vendosur pothuajse një të tretën e forcave të saj të armatosura përgjatë kufirit.

Ai nuk tha saktësisht sa trupa janë dislokuar. Ushtria profesionale e Bjellorusisë numëron rreth 48,000 ushtarë dhe rreth 12,000 trupa në kufijtë shtetërorë, sipas raportit të vitit 2022 mbi Bilancin Ushtarak të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).

“Duke parë politikën e tyre agresive, jemi paraqitur atje dhe kemi vendosur në vende të caktuara, në rast lufte, ushtrinë tonë përgjatë gjithë kufirit, që do të jetë mbrojtja jonë”, tha Lukashenko, sipas Belta, në një intervistë për televizionin shtetëror rus.

Kievi nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment. Kievi tha se nuk kishte parë shenja të grumbullimit të trupave bjelloruse në kufi.

Ministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Chrenin tha të premten se ekziston një mundësi e madhe e një provokimi të armatosur nga Ukraina fqinje dhe se situata në kufirin midis dy vendeve “mbetet e tensionuar”.

Lukashenko tha se kufiri Bjellorusi-Ukrainë ishte minuar “si kurrë më parë” dhe se trupat ukrainase do të pësonin viktima / humbje të mëdha nëse përpiqeshin ta kalonin atë.

Previous Story

Osama bin Landen, për Biden - Këto nuk Janë Fjalë Profetike, Por Gnostike!

Next Story

Cili do të Jetë Vazhdimi Sipas Medvedev?

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e