Franca “Pasvane” e Gjermanisë Tërheq Flotën Ushtarake nga Mesdheu, Ku Duket se Fillon Lufta, Sepse e “Ngacmoi” Sulltani!

Ministria e Mbrojtjes së Francës njoftoi tërheqjen e Flotës Ushtarake të saj nga operacionet e NATO-s në Mesdhe, për shkak të ngacmimeve dhe provokimeve ndaj flotës ushtarake franceze nga anijet luftarake turke, incident i ndodhur në 10 qershor 2020.

Domethënë, Macron-in e kërcënoi pak Sulltani dhe Presidenti francez, me “bishtin në shalë” u largua nga Mesdheu, e tërhoqi Flotën Ushtarake Franceze dhe braktisi detyrimet që i burojnë nga anëtarësia e tij në NATO.

Çuditërisht, e mori këtë vendim pikërisht tani, kur përkrah Turqisë doli edhe gjermano-lindorja Kasner-Merkel. “Burrë shteti” Presidenti i Francës që ka lënë “gojëhapur” shumë homologë të tij në Mesdhe dhe kudo në Botë.

Vendimin e saj Franca e ka dërguar edhe me shkrim në selinë e NATO-s, me nënvizimin se është një tërheqje e përkohëshme, por shpesh herë e përkohëshmja në histori ka sjellë shkatërrim, ose diktatura.

Gjithashtu Franca tërhiqet me justifikimin absurd se është ngacmuar dhe shqetësuar nga pala turke, si dhe është provokuar nga një tjetër shtet anëtar i NATO-s, për të cilin pretendon se ka thyer rregullat e Aleancës.

Por në vend të qëndresës dhe kundër-reagimit ndaj shkelësit të rregullave të Aleancës, Franca zgjedh rrugën e arratisë, largimit, tërheqjes pa kushte nga Mesdheu.

Kjo është Franca e Presidentit Macron!

Jo vetëm kaq, kjo është Franca që drejtohet me kaq “mjeshtëri” dhe autoritarizëm nga Madam Merkel.

Jo vetëm kaq, Franca shkoi edhe më tej, po shqyrton mundësinë që të kalojë në embargo armësh me Libinë, që momentalisht po sulmohet ushtarakisht nga Sulltani i Turqisë.

Rastësi të gjitha këto?!

Kurrësesi! Nuk ka rastësi në politikë!

***

Ishte Parisi që akuzonte në mënyrë të vazhdueshme Ankaranë për thyerje të embargos së armëve, ishte Macron që e cilësonte Turqinë si një vend diktatorial, ekstremist, rrezik për Europën. Ishte Franca e Macron që në qëndrimet e saj deri më sot ka qënë përballë Ankarasë, me fjalë të paktën.

Çfarë ndodhi dhe “u zbath” kështu Franca e të iluminuarve dhe e Macron-it të Rothschild-ëve?!

Çfarë është NATO dhe çfarë ndodh mes kësaj Aleance tani më?

Trump indirekt po e shkrin NATO-n. Ndërsa Merkel teksa nuk ka pse të paguajë për NATO-n dhe duke e parë fundin që po i afrohet, po e keqpërdor Aleancën.

Të jesh sot anëtar në NATO, nuk ka më asnjë sens. Vendet anëtare janë në përplasje mes tyre. Vendet anëtare tërhiqen nga operacionet e Aleancës dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Për rrjedhojë, NATO nuk ekziston më në terren dhe në funksione, është thjesht një organizatë burokratike që “gëlltit” miliarda euro.

1 Comment

  1. Ne politike , pjesa me e madhe e probleme e nuk duken, jane si pema , qe renjet nuk i tregon, nder kohe qe mund te pershkruash kuroren e gjetheve. Thelbi i problemit , ngelet tek energjia. Nga treitori rus , ne ate turk kalon South stream, qe do furnizoje Europen jugore ( Italia , spanja, portugalia, por dhe Greqia , etj , jane ne krize energjitike). Vetem ardhja e gazit e zgjidh, nder kohe qe TAP-i eshte nderprere nga Turqia( nuk po ben shpronesime… ( me gjithe se eshte kapacitet i vigel 1 mld m3, faza e pare dhe 1 mld m3 faza e dyte, pra DY mld m3 ) Nder kohe qe South stream eshte 57 mld m3. Kushtet qe ve rusia jane te rakirduara me Turqine , si per zonat e influences ashtu dhe per kontratat e raketave SS400, me reze te gjate ( kjo ne kembim te portit te Latakias ne Siri( pra daljes ne deter e bgrohta te Rusise). Ne keto marveshje eshte pjese dhe admin anerikane, qe tashme Europen nuk e konsideron si aleat, ( sepse po zhvillin partneritet me rivalin ekonomik te USA-s Kinen, nepermjet rruges te Mendafshit , qe dhe kjo kalon nga Turqia e Rusia.Ne kete kontekst , por dhe disa ….te tjera, Europa e braktisur nga ShBA , po kerkon te vazhdoje zhvillimin me strategji te reja bashkepunimi. I rendesishem ne lije eshte dhe Irani,pasi gjithe ceshtja eshte tek energjia . ( Format e tjera te energj. nuk kane efekt ne Europe, as H/C me uje, as solari as era, as berthamirja. Vini re dhe Shqiperia po kerkon te ngrere nje H/C qe ka dige te madhe( jo fuqi te instaluar, por krijon rezerve 3 vjecare per kaskaden e Drinit dhe heq permbytjet ),kjo sepse nevojat jane urgjente. Propozimit amerikan pas nderprerjes arbitrare te North Stream ( dhe ky gaz sjelles gjigand, 58 mld m3 , Gjermania e ka pritur me zemerim). Tabloja ka dhe disa komponente te tjere, si gazi nga Kibia, ( pasi Italia ner 10 mld m3 nga deti) , por dhe nga Trevizo, nga gazi rus 10mld, por i duhen vetem Italise reth 30 mld te tjera. Komplikacionevevtek-ek , ju shtohen dhe ato politike , ku Rusia kerkon ta shndroje Serbine ne zemren energjitike duke i cuar aty furnizimet. Me falni per komentin e zgjatur. Respekte grupit qe perfshihet ne tema te tilla, por keto jane shkaku i disa levizjeve politike qe nuk lexohen drejt as nga analistet tane nga njere.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Merkel Ndezi Sot Fitilin e Përplasjeve në Mesdhe! Fatale!

Next Story

Nga Ezopi: Zeusi & Turpi

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe