Drejtori Ekzekutiv i Rumple u Arratis nga Franca: “Po Marr Kërcënime nga Autoritetet. Do të Luftojmë për Lirinë e Shprehjes”!

/

Macron i ka “përfunduar”: Ai po gjuan të gjitha platformat e pavarura të informacionit.

Një tjetër pronar i pavarur, i platformës së lajmeve, CEO i Rumble, Chris Pavlovsky njoftoi se është arratisur nga Franca, disa orë pas arrestimit të pronarit të Telegram, Pavel Durov. Siç shpjegoi ai vetë, arrestimi i Durov për shkak se nuk pranoi të censuronte fjalën e lirë ishte vija “e kuqe” edhe për atë vetë, ndaj për këtë arsye vendosi të largohej nga vendi, pasi po merrte kërcënime nga autoritetet e Macron.

Pavlovsky tha më konkretisht:

“Jam pak vonë për këtë, por për arsye të mirë.
Sapo u largova i sigurtë nga Europa.

Franca kërcënoi Rumble dhe tani ata kanë kaluar vijën e kuqe duke arrestuar CEO-n e Telegram, Pavel Durov për moscensurimin të fjalës së lirë.

Rumble nuk do ta mbështesë këtë sjellje dhe do të përdorë çdo mjet ligjor për të luftuar për lirinë e shprehjes, një e drejtë universale e njeriut.

Aktualisht po luftojmë në gjykatat franceze dhe shpresojmë për lirimin e menjëhershëm të Pavel Durov”.

Herë pas here kishte marrë kërcënime edhe Elon Musk.

Më i fundit ishte më 12 gusht kur komisionerja i BE-së Thierry Breton e kërcënoi me sanksione, nëse nuk anulonte intervistën e Donald Trump në X.

Musk më pas iu përgjigj Bretonit në një mënyrë të përshtatshme, me një skenë nga filmi Tropic Thunder.

Previous Story

Edward Snowden për Arrestimin e Pavel Durov: "Zgjohuni Para se të Jetë Tepër Vonë"!

Next Story

Kievi Kërcënon Bjellorusinë: “Mos Bëni Gabime Tragjike Nën Presionin e Moskës, do të Godasim”!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e