Tension Bjellorusi-Ukrainë!
Zelenski kërcënon të bombardojë objektet ushtarake të Bjellorusisë!
Tension në kufirin e Bjellorusisë me Ukrainën, pasi Kievi akuzon Minskun për grumbullimin e forcave të konsiderueshme, me tanke dhe artileri.
Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, Forcat e Armatosura të Republikës së Bjellorusisë po grumbullojnë forca ushtarake, duke përfshirë edhe ushtarë të armatosur të Wagner, siç pretendon ajo, në kufirin me Ukrainën, nën maskën e stërvitjeve, ndërsa u bëri thirrje zyrtarëve bjellorusë “të mos gabime tragjike nën presionin e Moskës”.
“Sipas shërbimeve të inteligjencës të Ukrainës, Forcat e Armatosura të Republikës së Bjellorusisë, nën maskën e stërvitjeve, po mbledhin një numër të konsiderueshëm personeli, në veçanti Forcat e Operacioneve Speciale, armë dhe pajisje ushtarake, duke përfshirë tanke, artileri, MLRS, pajisje të mbrojtjes ajrore dhe pajisje të mekanizuara, në rajonin Gomel pranë kufirit verior.
Prania e mercenarëve të Wagner u regjistrua gjithashtu”, tha ministria ukrainase në një deklaratë.
Kievi vëren gjithashtu se kryerja e stërvitjeve në zonën kufitare dhe në afërsi të termocentralit bërthamor, Çernobil, përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës dhe sigurinë globale në përgjithësi.
“Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të Republikës së Bjellorusisë që të mos bëjnë gabime tragjike për vendin e tyre nën presionin e Moskës dhe forcave të saj të armatosura, për të ndaluar veprimet armiqësore dhe për të tërhequr trupat nga kufiri shtetëror i Ukrainës, në një distancë që tejkalon rrezen e zjarrit, të sistemeve të disponueshme nga Republika e Bjellorusisë”, thekson Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, duke nënvizuar se Ukraina nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asnjë veprim jomiqësor kundër popullit të Bjellorusisë.
“Ne paralajmërojmë se në rast të shkeljes së kufijve shtetërorë të Ukrainës nga Bjellorusia, shteti ynë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar të drejtën e vetëmbrojtjes të garantuar nga Karta e OKB-së.
Në të njëjtën kohë, të gjitha përqendrimet e trupave, objektet ushtarake dhe rrugët e furnizimit në territorin e Bjellorusisë do të jenë objektiva ligjore për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas agjencisë Ukrinform, pas fillimit të operacionit të Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin Kursk, Bjellorusia zhvendosi të paktën një mijë ushtarë të saj në rajonin Gomel, i cili kufizohet me Ukrainën.