Si Shfaqet Satani?

/

Bibla në referencat e saj të shpeshta ndaj Satanait, djallit, e portretizon atë si burimin e së keqes dhe tundimit. A e krijoi Zoti djallin? Nëse po, pse e krijoi atë?

Historia e Satanit

Ka dy pasazhe të Biblës së Shenjtë që paraqesin, sipas shumë studiuesve, historinë e Satanait: kapitulli i 28të i Ezekielit dhe kapitulli i 14të i Isaias.

Tek Ezekieli 28 lexojmë për një “vajtim kundër mbretit të Tirit”, por konteksti i tekstit zbulon se ai në fakt përshkruan një qenie qiellore, jo një qenie njerëzore. “Ti ke vulosur të gjitha gjërat, je plot mençuri dhe i përsosur në bukuri. Ti qëndroje në Eden, në parajsën e Perëndisë” (Ezekieli 28:12,13).

Kishte vetëm katër persona në Eden: Zoti, Adami, Eva dhe “gjarpri”. Apokalipsi 12:9 përmend “gjarpërin e lashtë, të quajtur djall dhe Satana”.

Mesa duket ai përshkruhet edhe tek Ezekieli 28: “Ti ishe një kerubin i mirosur për të bërë hije” (Ezekieli 28:14). Në shenjtëroren e Testamentit të Vjetër, Arka e Besëlidhjes, e cila konsiderohej froni i pranisë së dukshme të Perëndisë, kishte dy “kerubinë për të mbuluar”, të cilët përhapnin krahët e tyre mbi arkë. Duket se kjo simbolizonte engjëjt që ishin më afër fronit të Zotit. Satani (i cili atëherë quhej Luçifer), ishte një nga kerubinët.

Shndërrimi i Luçiferit

“Ti ishe në malin e shenjtë të Perëndisë; ke ecur midis gurëve të zjarrtë. Ti ishe i përsosur në rrugët e tua që nga dita që u krijuat, derisa u gjend te ti paudhësia” (Ezekieli 28:14,15).

Këtu lexojmë se Satani nuk është një anë e errët e përjetshme e tërësisë së Zotit, por është krijuar. Për më tepër, ai u krijua si një qenie e përsosur nuk kishte asnjë të metë tek Luçiferi, por në njëfarë mënyre “u gjet paudhësi tek ai”.

Pasazhi jep një tregues sesi ndodhi ndryshimi “Zemra jote u ngrit për shkak të bukurisë sate; ti e prishe diturinë për shkak të shkëlqimit tënd” (v. 17).

Në vend që të përqendrohej te të tjerët, sipas parimeve të Zotit, Luçiferi filloi të përqendrohej te vetja. “Nga moria e tregtisë sate ta mbushën brendësinë me paudhësi dhe ti mëkatove” (v. 16).

Procesi i tregtimit përfshin krahasimin e asaj që unë kam, me diçka që ka dikush tjetër, me qëllimin për të bërë një tregti fitimprurëse.

Kështu vëmendja i drejtohet vetes, në krahasim me vëmendjen e Zotit, e cila gjithmonë drejtohet në shërbimin e të tjerëve.

Egoizmi i Luçiferit

Tek Isaia 14 lexojmë se egoizmi e udhëhoqi Luçiferin: “Si ra nga qielli, Luçifer, bir i agimit!… Ti the në zemrën tënde: ‘Unë do të ngjitem në qiell, do ta ngre fronin tim mbi yjet e Perëndisë dhe do të ulem në malin e kuvendit, do të ngjitem mbi lartësitë e reve” (Isaia 14:12-14).

Ambicia supreme e Satanait është të bëhet si Zoti, madje edhe të zërë vendin e Tij.

Kjo ambicie e tij shprehet edhe në mënyrën sesi u “përball” me Krishtin në shkretëtirë. Ai u përpoq të bindte Krishtin të pranonte filozofinë e tij se krijesa mund të ushtrojë fuqi shpirtërore të pavarur nga Zoti (“thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë”) dhe të arrijë atë që dëshiron duke përdorur Perëndinë (“Hidhe veten poshtë; sepse është shkruar se Ai do urdhërojë engjëjt e Tij për Ty”).

Në tundimin e fundit, Satani zbuloi dëshirën e tij më të madhe: “Të gjitha këto gjëra do t’ju jap, nëse bini përmbys dhe më adhuroni” (Mateu 4:3-10).

Pse Satani i tundon njerëzit?

Disa pyesin veten pse Satani është kaq i etur për t’i tunduar njerëzit dhe për t’i çuar ata në mëkat.

Një dimension i tundimeve është se çdo mëkat që bëjmë lëndon Perëndinë që është Dashuria. Kështu Satani i nxit njerëzit të mëkatojnë sa më shumë që të jetë e mundur.

Por një dimension më i rëndësishëm është se Satani i tundon njerëzit sepse ata janë shpresa e tij e fundit për mbijetesë! Satani e di se “mëkati është paligjshmëri” (1 Joanit 3:4), se ai, më shumë se kushdo tjetër, është “i paligjshëm” (2 Thesalonikasve 2:8, 9) dhe se “paga e mëkatit është vdekja” (Romakëve 6:23).

Ai gjithashtu e di se Perëndia dëshiron të shpëtojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe t’u japë atyre mbretërinë e Tij të përjetshme. Pra, shejtani i tundon njerëzit dhe i çon në mëkat, në mënyrë që t’i akuzojë ata përpara Zotit, duke shpresuar të provojë se nuk ka asnjë dallim thelbësor midis tij dhe njerëzve mëkatarë. Prandaj, nëse Zoti i shpëton ata, duhet ta shpëtojë edhe atë.

Për më tepër, nëse ai mund ta mbajë botën nën sundimin e tij, atëherë ai do të jetë në gjendje të vazhdojë të jetë “sundimtari i kësaj bote” (Joani 12:31).

Koha e krizës

Por përpjekjet e tij do të dështojnë.

Në kapitullin e 14të të Apokalipsit, siç përshkruhet “koha e gjykimit”, Zoti i paraqet besimtarët që ranë dëshmorë për besimin e tyre: “Këtu është durimi i shenjtorëve; këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Zotit dhe besimin e Jezusi” (Apokalipsi 14:7,12).

Edhe pse nuk kanë qenë të përsosur, nëpërmjet Jezu Krishtit janë pajtuar me Perëndinë.

Satani nuk do të jetë kurrë në gjendje ta vendosë veten në vendin e besimtarëve, sepse ai kurrë nuk do të pendohet për rebelimin e tij.

Apokalipsi 20 dhe Ezekieli 28 zbulojnë fatin e tij përfundimtar:

“Djalli, që i mashtroi, u hodh në liqenin e zjarrit dhe të squfurit” (Apokalipsi 20:10).

“Unë (Zoti) do të nxjerr zjarr nga mesi juaj (d.m.th. nga shejtani), i cili do t’ju gllabërojë dhe do t’ju bëj hi në tokë, para syve të të gjithë atyre që ju shohin… do të jetë e neveritshme dhe nuk do të jetë përgjithmonë” (Ezekieli 28:18, 19).

Faleminderit Zotit, Satani nuk do të jetë askund në mbretërinë e përjetshme të Perëndisë!

Previous Story

Zelenski Shndërron Turqinë Në Qendër Ekskluzive për Transportin e Gazit Natyror Rus në Europë!

Next Story

Ariu Mesa Duket u Zgjua & Është i Zemëruar!

Latest from Info