Në fakt ajo që i paraprin është ruajtja e pajisjeve dhe ushqimeve të ndryshme për ditët e vështira që pritet të vijnë në vendin e tyre…
50 gjëra që të gjithë duhet të grumbullojnë për t’u përgatitur për kaosin!
Tani për tani, miliona amerikanë po grumbullojnë ushqime dhe furnizime në pritje të asaj që ata mendojnë se do të vijë. Njerëzit janë në prag të zgjedhjeve të ardhshme, luftës së përshkallëzuar me shpejtësi në Lindjen e Mesme, gjenden përballë fatkeqësish natyrore alarmante atje dhe në mbarë botën, si dhe në prag të një pandemie tjetër të madhe globale.
Nuk kemi parë kurrë më shumë ankth, për 12 muajt e ardhshëm, sesa tani. Ekziston një konsensus në rritje se ngjarje të mëdha, që ndryshojnë historinë do të ndodhin dhe ka shumë njerëz që duan të përgatiten mirë.
Është fakt gjithashtu se “përgatitja për krizën” është bërë një industri prej disa miliardë dollarësh, në një botë pasigurish.
Qoftë i nxitur nga tronditjet e një mjedisi pas COVID-19, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, fatkeqësitë natyrore, tensionet gjeopolitike dhe narrativa e gatishmërisë ndaj këtyre ndodhine po zhvendoset nga skajet e shoqërisë në qendër të saj.
Pak muaj më parë të gjithë ishin të qetë, tani një pjesë e madhe e popullsisë po përgatitet në mënyrë aktive për kolapsin që pritet, sipas gjasave.
Sipas numrave nga FEMA, rreth 20 milionë amerikanë janë përgatitur mjaft mirë për të përballuar jetesën për të paktën një muaj.
Sipas një analize të të dhënave të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, rreth 20 milionë amerikanë mund të përballojnë nevojat e një muaji të plotë. Midis këtij numri janë kryesisht ata që identifikohen si pjesë e komuniteteve “prepper” në internet, të cilat janë gjithmonë të organizuar dhe të përgatitur për gjithçka.
Sigurisht, të jesh i përgatitur për të mbijetuar për një muaj, apo për disa muaj është diçka shumë pozitive dhe e nevojshme për të gjithë, nga ana tjetër nuk do të jetë mjaftueshëm për të mbijetuar nëse çmenden qeveritë dhe zgjasin kohën e kolapsit dhe përplasjeve.
Por padyshim, përgatitja është e domosdoshme, mos e anashkaloni. Dirent dhe indirekt do të lehtësoni edhe vetë qeverisjen për atë periudhë.
Midis rafteve tashmë të pajisura të kompanisë ‘Costo’ gjen kavanozë të mëdhenj me gjalpë kikiriku, pako 12 copësh makaronash dhe djathi, ka një shtesë të re që po ndez mediat sociale: Kutia e ushqimit të emergjencës Readywise 150 Serving. Për 100 dollarë, kutia përfshin 80 darka, 30 mëngjese dhe 40 pije energjike.
“Në një botë ku paparashikueshmëria është bërë konstante” thotë përshkrimi, “diversiteti ynë luan një rol jetik në gatishmërinë e emergjencës. Imagjinoni fillimin e papritur të motit të ashpër, sfidat e tranzicioneve të papritura të punës ose mendimin shqetësues të mungesës së ushqimit.”
Përveç shitjes së kutive me ushqime emergjente, Costco është bërë gjithashtu “një shitës i madh i shufrave dhe monedhave të arit dhe argjendit”.
Eshtë e panevojshme të thuhet se nuk është vetëm Costco, ajo që ka përqafuar këtë trend.
Këto ditë, shumë supermarkete lokale transportojnë ushqim urgjent në raftet e dyqaneve të tyre.
Dhe unë mendoj se kjo është një gjë e madhe.
Por për atë që do të kalojnë, do t’u duhen shumë më tepër sesa thjesht ushqim.
Nëse vërtet dëshironi të përgatiteni mirë, duhet të merrni parasysh gjithçka që ju nevojitet nëse nuk ka energji elektrike dhe nuk mund të merrni më asgjë nga dyqanet, sepse zinxhirët e furnizimit janë shembur plotësisht.
Kemi shkruar një artikull të ngjashëm para disa javësh për produktet që duhet të keni në periudhë lufte dhe trazirash.
Si më poshtë një listë me 50 produktet / sendet thelbësore që besoj se shumë amerikanë tashmë kanë filluar t’i grumbullojnë.
Le t’i hedhim një sy kësaj liste dhe le ta përshtatë secilin prej nesh, sipas nevojave të veta.
#1 Gjenerator nafte / gjenerator – bateri e madhe me panel diellor;
#2 Filtër uji;
#3 Bidona të mëdhenj për të mbledhur ujin e shiut;
#4 Kuti farmaceutike;
#5 Oriz;
#6 Makarona;
#7 Supëa në konserva;
#8 Perime të konservuara;
#9 Fruta të konservuara;
#10 Konserva mishi;
#11 Gjarpë fistiqesh;
#12 Kripë;
#13 Sheqer;
#14 Pluhur qumështi;
#15 Thasë me miell;
#16 Maja;
#17 Kafe;
#18 Kornserva të çdo lloji;
#19 Vitamina;
#20 Çakmakë dhe shkrepse;
#21 Qirinj;
#22 Nriçues / lampë dore;
#23 Dru për zjarr;
#24 Kuverta ekstra;
#25 Dyshekë gjumi;
#26 Fishekzjarrë;
#27 Fentilator;
#28 Detergjent duarsh;
#29 Letër higjenike;
#30 Sapunë dhe shampo;
#31 Pastë dhëmbësh;
#32 Brisqe;
#33 Shishe klori;
#34 Radio me bateri;
#35 Bateri;
#36 Bateri diellore;
#37 Qese plehrash;
#38 Mushama;
#39 Thikë xhepi;
#40 Pekan;
#41 Sëpatë;
#42 Kazmë;
#43 Dorezë pune;
#44 Çorape;
#45 Fara bimësh / perimesh / frutash;
#46 Vazo të vogla ushqimi të gatshëm për një vakt;
#47 Ushqim për kafshët shtëpiake;
#48 Lekë / Monedha;
#49 Ungjillin (për besimtarët);
#50 Një çantë shpine për çdo anëtar të familjes.
Këtë po bëjnë tani amerikanët.
Shumë prej tyre janë të mëdyshur të marrin të tilla masa. Por të jeni të sigurtë se nëse shpërthen atje, do të përhapet në të gjithë perëndimin, pasi janë epruveta komunikuese.
Para së gjithash, kjo nuk është një listë e plotë. Është vetëm një pikënisje.
Së dyti, përgatitja do të jetë e ndryshme dhe e larmishme, sipas nevojave dhe vendeve. Rrethanat tuaja do të diktojnë sesi duhet të përgatiteni.
Së treti, ju mund të mos keni nevojë për ushqime dhe furnizime emergjente, sot. Nuk do t’ju duhen nesër. Nuk do t’ju duhen javën e ardhshme. Nuk do t’ju duhen ndoshta as muajin tjetër. Por me siguri, do të vijë dita kur do të keni nevojë për to. Nëse prisni deri në momentin e fundit për t’u përgatitur, nuk do të keni as kohë, as fat. Përgatitja adekuate për atë që është përpara, kërkon kohe, buxhet, angazhim dhe vend për magazinim. Asgjë nuk shkon dëm, nëse emergjenca nuk vjen.
Por përgatitja do t’ia vlejë!
Tani për tani, ne jemi ende në fazat e hershme të kësaj “stuhie të përsosur”, por unë pres plotësisht që ngjarjet botërore të fillojnë të ecin shumë, shumë shpejt në muajt e ardhshëm.
Viti 2025 për mua do të jetë kyç dhe viti në të cilin besoj se do të përjetojmë dhimbjen e lindjes, të cilën e kam përmendur shumë herë siç e dinë ata që më lexojnë.
Por që atëherë fillon numërimi mbrapsht. Jo për ne, por për armikun tonë.
Numërimi mbrapsht deri në fundin e tyre!
Duhet të jemi gati për gjithçka, edhe nëse asgjë nuk ndodh në fund!
Surpriza duhet përdorur kundër armikut dhe jo kundër nesh!
Por siç e theksoj gjithmonë, gjithçka duhet bërë me qetësi dhe vetpërmbajtje. Terrori dhe ankthi nuk janë aspak këshilltarë të mirë.
Përgatitemi edhe sikur asgjë të mos ndodhë!