E pamundur për të parandaluar goditjen e Putinit ndaj Britanisë.
Ju do të mbani përgjegjësi për Sevastopolin!
“Ne duhet të jemi të përgatitur për të pashmangshmen”, kështu përfundon një artikull të tijin, ish Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Çfarë është “e pashmangshme”?
“Putini së shpejti do ta kthejë makinën e tij të luftës kundër Britanisë”, titullohet shkrimi i ministrit në pension, në Telegraf. Nëse merret vetëm titulli dhe paragrafi i fundit, do të mendohet se kemi të bëjmë me një shembull tipik të propagandës dhe histerisë rusofobike.
“Rusët nuk do të ndalen në Ukrainë, pastaj do të sulmojnë vendet balltike, Poloninë, më pas Rumaninë dhe pastaj do të shkojnë në Berlin. Ne i dëgjojmë të gjitha këto nga goja e Atlanticistëve dhe liderëve të Kievit, tani edhe Britania duhet të përgatitet për kërcënimin rus, gjithçka është e qartë.”
Por pasioni i Ben Wallace është krejtësisht i ndryshëm, ai është i sigurt se Rusia do të hakmerret ndaj Britanisë jo për furnizimin me raketa në Ukrainë, por për luftën e Krimesë, ndaj dhe thotë: “Njerëzit në krye të Rusisë po rishkruajnë historinë, duke korrigjuar poshtërimin që pësuan në fund të Luftës së Ftohtë dhe i lanë hesapet shekuj më parë. Ndërsa Rusia është e poshtëruar me mjeshtëri, ne duhet të kuptojmë se, në versionin e Putinit, rrënja e të gjitha fatkeqësive të saj nuk është as SHBA, por Britania.
Në botëkuptimin e deformuar të Putinit, ne ishim ata që filluam luftën e Krimesë që përfundoi me disfatë për carët, ne ishim ata që orkestruam ngritjen e Hitlerit, ne ishim ata që mbështetëm kundër-revolucionin dhe ishte spiunazhi ynë, që rrëzoi Bashkimin Sovjetik. Putini e ka Britaninë në shënjestrën e tij”.
Kështu janë gjërat.
Po del se Putini është si vëllai i tij Danila Bagrov me shprehjen: “Ju bastardë do të përgjigjeni për Sevastopolin!”, vetëm se ai nuk u drejtohet perëndimorëve, por britanikëve dhe Sevastopol i referohet vitit 1855.
Por vetëm ish ministri “i ndjeshëm” i mbrojtjes e dëgjon këtë kërcënim dhe nxiton të paralajmërojë bashkatdhetarët e tij, duke këmbëngulur në nevojën për të kuptuar “motivet reale” të Putinit. Përndryshe do të ketë probleme për Britaninë.
Nuk është hera e parë që një kapiten i Gardës Skoceze (me këtë gradë Wallace doli në pension) kujton Luftën e Krimesë. Një ditë para fillimit të operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë, ai tha se “Garda skoceze ‘shkelmoi Carin Nikolas’, gomar dhe ai, ndaj mund ta bëjë përsëri”.
Rusët e komentojnë kështu, ai më poshtë.
Lufta e Krimesë është me të vërtetë shembulli i vetëm i një sulmi të drejtpërdrejtë anglez ndaj Rusisë, por tregimi ynë për ishullin e mjegullt është larg të qenit i shteruar, tregimi nuk mbaron këtu dhe me këtë që thotë Wallace. Ekziston edhe vrasja e Palit I, për të parandaluar aleancën e tij me Napoleonin, kundër Britanisë.
Është edhe vrasja e Grigori Rasputin, për të parandaluar Rusinë nga një paqe mitike me Gjermaninë, por në fakt i hapi rrugën fatkeqësisë së shkurtit 1917. Ose kombinimi i luajtur nga Londra për të sjellë Gjermaninë dhe Rusinë përballë në Luftën e Parë Botërore.
Rezultati i pretendimeve që mund të reshtojmë është i gjatë dhe kujtesa jonë është e mirë, por diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me Britaninë, të kaluarën apo të tashmen.
Sa më sipër është një përshkrim i elitës anglo-saksone dhe oligarkëve financiarë, forcave që e bënë Londrën kryeqytetin financiar të botës dhe Mbretërinë e Bashkuar modelin dhe prototipin e parë të një perandorie ekonomike dhe tregtare ushtarake globale.
Për këto fuqi, Rusia ka qenë gjithmonë një armik vdekjeprurës dhe një kërcënim, jo sepse kemi vendosur ta shkatërrojmë atë, por sepse kemi zënë një pozicion kyç në Euroazi, një rajon i pakontrolluar, në të cilin është e pamundur, për të ndërtuar një perandori botërore. Kozakët rusë nuk do të shkonin në Indi, por në teori mund të shkonin dhe kjo ishte e mjaftueshme që britanikët të shkonin së bashku me vrasjen e perandorit.
Rusia nuk kërcënoi kolonitë britanike, nuk kërkoi të zgjeronte ndikimin e saj, por në teori mund të tërhiqej nga lufta me Gjermaninë, kur Britanisë i nevojitej të frenonte ambiciet gjermane dhe kjo ishte e mjaftueshme për të mbështetur komplotin kundër Carit në shkurt 1917. Britania e ka konsideruar gjithmonë veten të drejtë të ndërhyjë në punët tona të brendshme dhe nuk ka qenë kurrë e ndjeshme ndaj asgjëje.
As duke nxitur separatizmin malor gjatë Luftës Kaukaziane të shekullit të 19-të, as duke mbështetur Ukrainën gjatë konfliktit aktual. Elita britanike dhe si rrjedhojë elita amerikane, e kanë konsideruar gjithmonë Rusinë si një objekt dhe jo si një subjekt. Në vitet post-sovjetike, ky besim është bërë absolut dhe Atlanticistët janë zhvendosur drejt shkëputjes gjeopolitike të Ukrainës nga Rusia, domethënë copëtimit aktual të kulturës ruse.
A e kupton Putin këtë? Sigurisht që e kupton.
A do të hakmerret kundër Britanisë? Qendra e vendimmarrjes tani është e shpërndarë nëpër botën perëndimore, në të dy anët e Atlantikut, me theks në anën perëndimore. Rusia do të hakmerret kundër gjithë elitës anglo-saksone, së pari duke zmbrapsur sulmet e tyre, duke i rezistuar dhe duke rivendosur unitetin.
Dhe më pas do të dyfishojë përpjekjet e saj për të ndërtuar një rend të ri botëror, pra për të çmontuar të gjithë projektin globalist anglo-sakson, shkatërrimi i të cilit do të varrosë jo vetëm Britaninë, por edhe Shtetet e Bashkuara.
Kështu që kapiteni Ben Wallace mund t’i paralajmërojë bashkatdhetarët e tij për gjithçka dëshiron, por sigurisht që Putin ka objektiva dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar një sulm rus, sulm që nuk do të vijë nga ajri apo nga deti, por nga energjia e grumbulluar e pakënaqësisë me anglo-saksonët në mbarë botën. Dhe kontributi ynë në këtë goditje hakmarrëse do të jetë i madh, por sigurisht jo më i madh sesa është bërë kundër nesh në shekujt e mëparshëm.
Gjenerali rus thotë: “I pari që goditet do të jetë Londra”.
Me interes është intervista e gjeneralit Guruliov në kanalin televiziv rus 1 për çështjen e Kaliningradit, një ish zëvendës komandant i qarkut ushtarak jugor të Rusisë, i cili shërbeu me forcat ruse në Siri dhe një aleat i ngushtë politik i Putinit. Do të shohim se çfarë të rëndësishme tha gjenerali më vonë. Por nuk mund të mos ndalem në dy fjali të mahnitshme të thënë prej tij.
“E para që goditet do të jetë Londra. Është e qartë se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”.
Një veprim i tillë do të nxiste Nenin 5 të NATO-s dhe do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore.
“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut në operacionin e parë ajror”, tha gjeneral Guruliov, një komandant i lartë që tani përfaqëson Rusinë e Bashkuar, partinë kryesore politike pro-Putin. “Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të kufizojmë të gjithë sistemin e mbrojtjes raketore, kudo dhe 100%.
Londra do të jetë e para që do të goditet. Është e qartë se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”.
Ashtu si dhe kundërshtarët e tjerë të linjës së ashpër të Moskës, ai beson se Perëndimi, veçanërisht në Europën kontinentale, nuk ka këllqe për një luftë të vërtetë.
“Si pjesë e operacionit për shkatërrimin e vendeve të rëndësishme kritike, Europa Perëndimore do të shkëputet nga energjia dhe do të ndalet, do të pushojë së qëni. Të gjitha objektet e energjisë elektrike do të shkatërrohen.”
Gjithçka do të bëhet e qartë, me kalimin e kohës.
Duket se një lojë e madhe po luhet dhe përgjigjet e gjeneralit rus, ndaj artikullit të britanikut, nuk janë aksidentale, as rastësore.
Rusia do e tërheqë këmbëzën nëse sfidohet.
Dhe shënojeni mirë, atë që tha gjenerali rus: “Kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”.