Iluminati mes Medias Shkatërroi Kulturën, Moralin dhe Vetë Njeriun!

Media e shkruar dhe ajo vizive ka qënë për shumë e shumë dekada mjet informimi dhe informacioni, kronike dhe reportazhi, edukimi dhe kulture, dijeje dhe shkence, argëtimi dhe një instrument që jetën sociale e përçonte tek të gjithë me ngjyrim artistik, duke luajtur me imazhin dhe anën vizuale, për ta bërë atë më tërheqëse, por edhe më ndikuese.

Më pas vjen një periudhë e tmerrshme, kulmin apo zenithin e së cilës po jetojmë sot, kur Media është një instrument dekulturalizimi, çedukimi, imoraliteti, desinformimi, proragande të prapshtë komuniste dhe terroriste.

Pyetja që shtrohet prej shumë Think Tank-eve dhe Instituteve Kërkimore është: A është kjo një vepër, investim, projekt i shoqërive sekrete, domethënë vepër e Iluminatit?

Të gjitha ngjarjet e të paktën 4 dekadave të fundit çojnë në dobësimin e Rendit të Vjetër të Menaxhimit të Botës ekonomikisht dhe sociologjikisht. “Të padukshmit” publikë po kërkojnë sot hapur, një Rend të Ri Botëror të menaxhimit të ekonomisë dhe shoqërisë, po kërkojnë në thelb, si dikur diktatura e Hoxhës, “njeriun e ri”.

Pas shumë kërkimesh dhe studimesh do të çuditeni kur të mësoni sesa gjëra ndodhin në shoqërinë tonë dhe që janë projektuar për një Rend të Ri Botëror DIKTATORIAL, tek i cili Anti-Krishti merr totalisht globin nën kontroll (Anti-Krishti është vetë sistemi).

Baza të shëndosha kjo ide ka hedhur në vitin 1995 në një event të Iluminatit të quajtur “Illuminati Card Game — “Stage Being Set”, ku u tha me emfazë se Rendi i Ri Botëror duhet të vijë dhe të instalohet me hapa të shpejtë dhe për këtë na duhet domosdoshmërisht MEDIA.

Jeni gati të lejoni t’i shkojnë në fund planit ugurzi? Pasi e keqja dhe antihumania ka ecur së terpërmi, është instaluar thellë në shumë qeveri në mbarë botën dhe në organizma ndërkombëtarë.

Të luftosh sot Iluminatin, Rendin e Ri Botëror, do të thotë të mbrosh vetesh dhe të duash të afërmin!

Median sot përdoreni, mes selektimit. Gjithçka që dëgjoni, dyshojeni! Dyshojeni pafundësisht dhe mos e besoni!

TV-në, anëtarin “llafazan” të familjes mos e lejoni më t’ju propagandojë ato që do. Ka ende mjaft Media nga ku thuhet dhe lexohet e vërteta, atë bëjeni anëtar “të së vërtetës” në familje.

Kush do dhe kërkon, e gjen Median e tij/saj!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rritet numri i Vrasjeve në Los Angeles me 250% Brenda Një Jave!

Next Story

Ndalohet Përdorimi i Desinfektantit të Duarve "Lavita".

Latest from Opinione