Bombë për SHBA, Teksa CIA Përdorte Platformën Telegram për “Biznes” në Mbarë Botën!

/

Ja si e përdorën SHBA dhe CIA, platformën Telegram për biznes në mbarë botën!

Telegram-i ishte “i preferuari i CIA-s dhe Departamentit të Shtetit”.

Aplikacioni i koduar ishte “i dashuri” i CIA-s, sipas ish diplomatit të Departamentit të Shtetit, Mike Bentz, teksa kreu i saj, Pavel Durov, akuzohet pa prova publike për krime që mund të jenë kryer brenda platformës!

Është absurde të besohet se kreu i një rrjeti social është përgjegjës për çdo veprim kriminal të ndodhur në platformë, siç theksoi avokati i tij!

“SHBA dhe CIA kanë përdorur aplikacionin e koduar të rrjeteve sociale Telegram për të nxitur trazira dhe lëvizje proteste kundër qeverive të huaja që ato i konsiderojnë të padëshirueshme”, tha ish zyrtari i administratës Trump dhe aktivisti për lirinë e fjalës, Mike Benz.

Komentet u bënë gjatë një interviste me gazetarin amerikan Tucker Carlson të mërkurën. Benz, një zyrtar i Departamentit të Shtetit nën administratën e ish presidentit Donald Trump, tani drejton Fondacionin e Lirisë së Internetit, i cili monitoron lirinë e fjalës.

Carlson e pyeti Benzin për rolin e mundshëm të SHBA-së në arrestimin e bashkëthemeluesit dhe CEO të Telegram, Pavel Durov në Francë javën e kaluar. Një gjykatë në Paris e akuzoi Durov të mërkurën për bashkëpunim në krime të ndryshme të kryera përmes aplikacionit të tij, si dhe për mosbashkëpunim me autoritetet franceze.

Ndërsa ish diplomati nuk spekuloi, ai vuri në dukje se arrestimi i Durov është në përputhje me modelin e taktikave “të fuqisë së heshtur” që SHBA ka ndjekur në të kaluarën.

“Departamenti i Shtetit i SHBA-ve po përdorte Telegramin”, duke përdorur kodimin e tij dhe popullaritetin lokal, “për të nxitur protesta dhe trazira në Rusi, ashtu siç bëri në Bjellorusi, Iran, Hong Kong dhe u përpoq të bënte në Kinë”, tha ish zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Kriptimi i aplikacionit është një mjet i fuqishëm për t’iu shmangur kontrollit të medias shtetërore, duke lejuar “grupet politike të financuara nga SHBA ose disidentët të mbledhin dhjetëra mijëra mbështetës me pandëshkueshmëri relative” shtoi ai.

Dhe kush mund të përjashtojë me siguri se pjesa tjetër e krimeve për të cilat akuzohet Durov janë kryer ose orkestruar në Perëndim? – pyesin mediat.

Benz pretendoi se Telegram ishte “kanali kryesor” ku SHBA “në thelb po orkestronte një revolucion me ngjyra në Bjellorusi” në vitin 2020.

“National Endowment for Democracy (NED) në fakt po paguante administratorët kryesorë të kanaleve Telegram që orkestruan këto trazira”, tha ai, duke e quajtur NED “një nga departamentet më pjellore të CIA-s në arsenal”.

Sipas Benz, praktika është pjesë e një fushate të gjatë nga SHBA, MB dhe partnerë të tjerë të NATO-s për të fituar kontrollin politik mbi territoret e ish Bashkimit Sovjetik dhe burimet e tyre.

Ai arriti në përfundimin se platforma Telegram ishte “e preferuara e CIA-s dhe Departamentit të Shtetit” për operacionet politike në mbarë botën, për shkak të gati miliarda përdoruesve të tij dhe lehtësisë me të cilën ata mund të drejtohen në kanalet e nevojshme për rekrutim.

Previous Story

Kursk, Varrezë NATO-ike pas Ofensivës!

Next Story

Fund Gazi Natyror Rus për Europën me “Vulën” e Zelenskit!

Latest from Info

Polemika e Madhe (3)

Problemi i Universit! Cili është problemi kryesor në këtë luftë për jetë a vdekje? Qeveria e