Çfarë thotë raporti i komisionit hetimor të ngritur nga qeveria irlandeze?
Hetimi, i porositur nga qeveria irlandeze, regjistroi rreth 2,400 akuza për abuzim seksual të nxënësve nga rreth 880 autorë të dyshuar, në më shumë se 300 shkolla të drejtuara nga 42 urdhra fetarë në të gjithë vendin.
Ministrja irlandeze e arsimit, Norma Foley, kur raporti u publikua tha se ishte hera e parë që zbulohej shkalla e abuzimit seksual dhe është “me të vërtetë tronditëse”.
Është një dokument tronditës që përmban përshkrime të abuzimit dhe dhunës së tmerrshme seksuale, tha ajo, sipas agjencisë britanike të lajmeve PA.
Sipas kreut të hetimit, avokates Mary O’Toole, ka pasur 844 raste të të dyshuarve për përdhunim, përmes “rrëfimeve të tmerrshme të abuzimit seksual”, në 308 shkolla të drejtuara nga 42 urdhra fetarë në të gjithë Irlandën.
Shumë nga viktimat që morën pjesë në hetimin paraprak janë tani më, të moshuar dhe kanë folur për efektet afatgjata të përvojave të tyre të tmerrshme.
Këto përvoja ndikuan negativisht në shëndetin e tyre mendor, performancën në shkollë, ndërveprimet sociale dhe i çuan shumë nga viktimat drejt alkoolit dhe drogës, tha ministrja e Arsimit të Irlandës.
Disa nga viktimat nuk mundën të vizitonin varret e prindërve të tyre, sepse autorët ishin varrosur aty pranë, shtoi ajo.
Raporti bazohet në dëshmitë e viktimave dhe informacione nga shkollat dhe urdhrat fetare.
Shkalla e vërtetë e abuzimit është ndoshta edhe më e madhe, thekson raporti.