AstraZeneca: Vaksina e saj për Covid-19…!

/

Vaksina e saj vret, shkakton trombocitopeni, ndërkohë që janë dhënë 2.5 milionë doza.

Në 51 proçese gjyqësore në Britani kompania Aste zeneca. Paditësit pretendojnë se kanë qenë viktima dhe se të afërmit e tyre kanë vdekur për shkak të efekteve anësore të vaksinës!

AstraZeneca, pranoi për herë të parë, se vaksina e saj për Covid-19 vret, pasi mund të shkaktojë trombozë me sindromën e trombocitopenisë (TTS)!

Vlen të theksohet se në mast.al kemi raportuar që prej se vaksina në fjalë, me të cilën janë vaksinuar mijëra shqiptarë, shkakton trombozë të sinusit venoz cerebral (CVST).

Është një pranim / pohim tronditës nga kompania farmaceutike e cila, sipas gazetës Telegraph që zbuloi dokumentet, paraqet një ndryshim të paprecedent në qëndrimin e AstraZeneca, që mund të hapë rrugën për pretendime dëmshpërblimesh shumëmilionëshe.

AstraZeneca është në gjykatë pas një padie në grup që pretendon se një vaksinë e zhvilluar nga kompania në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit shkaktoi vdekje dhe komplikime serioze në dhjetëra raste.

Avokatët e familjeve të përfshira në aksionin në grup pohojnë se vaksina shkaktoi një efekt anësor që pati ndikim shumë serioz në një numër të vogël njerëzish.

Jamie Scott: Njeriu që ngriti padinë e parë.

Padia e parë u ngrit vitin e kaluar nga babai i dy fëmijëve, Jamie Scott, i cili pësoi dëmtim të përhershëm të trurit, pas një mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru që e penguan atë të punonte pas vaksinimit në prill 2021.

Padia përshkruan spitalin ku ai u vaksinua, ku gruan e tij ishte thirrur tre herë për t’i thënë se burri i saj do të vdiste.

AstraZeneca kundërshton pretendimet, por ka pranuar, në një dokument ligjor të depozituar në Gjykatën e Lartë në muajin shkurt, se vaksina e saj Covid-19 “mund, në raste shumë të rralla, të shkaktojë TTS”.

TTS është sindroma e trombocitopenisë (TTS) një gjendje e re e përshkruar rishtazi në të cilën mpiksjet anormale të gjakut ndodhin në tru ose pjesë të tjera të trupit dhe shoqërohen gjithashtu me nivele të ulëta të trombociteve.

51 procese gjyqësore deri më tani.

Gjithsej në Britani janë ngritur 51 padi në Gjykatën e Lartë nga persona që pretendojnë se kanë qenë viktima dhe gjithashtu nga persona që pretendojnë se të afërmit e tyre kanë vdekur si pasojë e efekteve anësore, duke kërkuar dëmshpërblim të vlerësuar deri në 100 milionë euro.

Pranimi i AstraZeneca mund të çojë në pagesa kompensimi nëse kompania e barnave pranon se vaksina ishte shkaku i sëmundjes së rëndë dhe vdekjes në padi.

Vihet re se qeveria britanike është angazhuar të mbulojë kompensimin që mund të duhet të paguajë AstraZeneca.

Në një letër përgjigjeje drejtuar avokatëve të Jamie Scott në maj 2023, AstraZeneca argumentoi se “ne nuk pranojmë që sindroma TTS të shkaktohet nga vaksina në përgjithësi”.

Por në dokumentin ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë në shkurt të vitit 2024, AstraZeneca thotë se “pranohet që vaksina AZ në raste shumë të rralla mund të shkaktojë TTS. Mekanizmi shkaktar nuk dihet”.

Kompania shton se “TTS mund të ndodhë edhe në mungesë të vaksinës AZ (ose ndonjë vaksine). Shkaku në çdo rast duhet të jetë çështje e mendimit të ekspertit”.

Avokatët argumentojnë se vaksina AstraZeneca-Oxford është “me të meta” dhe se efektiviteti i saj është “mbivlerësuar rëndë”, pretendim që AstraZeneca e mohon me forcë.

Artikulli i Telegraph kujton se shkencëtarët fillimisht identifikuan një lidhje midis vaksinës dhe një sëmundjeje të quajtur trombocitopeni dhe trombozë imune e induktuar nga vaksina (VITT) që në mars të vitit 2021, menjëherë pas lançimit të vaksinës Covid-19.

“U deshën tre vjet për të bërë këtë pranim / pohim.”

Kate Scott, gruaja e Jamie Scott, tha për Telegraph se “bota mjekësore e ka njohur prej kohësh që VITT ishte shkaktuar nga vaksina. Vetëm AstraZeneca kundërshtoi, duke thënë se gjendja e Jamie nuk ishte shkaktuar nga vaksina”.

Ajo shtoi: “U deshën tre vjet për të bërë këtë pranim. Është progres, por ne do të donim të shohim më shumë nga ata dhe qeveria. Është koha për të lëvizur gjërat më shpejt”.

“Shpresojmë se pranimi i tyre do të thotë që ne do të jemi në gjendje ta zgjidhim këtë më shpejt nga sa e kishim menduar. Ne kemi nevojë për një falje, kompensim të drejtë për familjen tonë dhe familjet e tjera të prekura. Ne e kemi të vërtetën në anën tonë dhe nuk do të dorëzohemi”, ka përfunduar bashkëshortja e britanikut, e cila është një nga dhjetëra njerëz që kanë ngritur padi kundër AstraZeneca.

Previous Story

Pse u Arrestua Kryebashkiaku i Kharkiv? - Miliona

Next Story

Sulmi i Madh Rus në Kharkiv po Afrohet

Latest from Info