Harku është ndërtuar në shekullin e IV pas Krishtit.
Një reporter i Reuters raportoi se Harku i Kostandinit në Romë u dëmtua gjatë një stuhie të fortë.
Harku është ndërtuar në shekullin e IV pas Krishtit, duke përkujtuar fitoren e Kostandinit të Madh, perandorit të parë romak që u kthye në krishtërim, mbi Maksentius.
Ai është rreth 25 metra i lartë dhe ndodhet në të njëjtën zonë pedonale me Koloseun, një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të kryeqytetit italian.
“Rrufeja goditi harkun pikërisht në këtë pikë dhe më pas në qoshe dhe e pamë atë të binte” tha një turist, duke treguar një gur të madh, të shtrirë në tokë.
Në pamjet e agjencisë, rreth monumentit shihen gurë të tjerë të rënë, ndërkohë që stafi i Parkut Arkeologjik të Koloseut nxitoi për t’i mbledhur.
Dëmet u shkaktuan ndërsa një stuhi përfshiu qytetin, duke shkaktuar rënie pemësh dhe përmbytje të shumë rrugëve. Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi se 60mm shi ranë në qendër të Romës në më pak se një orë, një sasi e barabartë me vlerën e një muaji në vjeshtë, në kushte normale.