Gjermani: Rhine-Westphalia e Veriut Ka Shpallur Emergjencë Ekonomike

/

Rajoni më i madh federal i Gjermanisë fundos vendin, pasi Rhine-Westphalia i Veriut ka shpallur emergjencë ekonomike!

Qeveria e Rajonit Rhine-Westphalia e Veriut duhet të marrë borxh të ri në mënyrë që të luftojë krizën energjetike me pesë miliardë euro shtesë.

Por kjo nuk është e mundur për shkak të frenimit të borxhit kombëtar dhe për këtë Rajoni shpalli emergjencën ekonomike.

Më konkretisht, në Gjermani, frena e borxhit është një rregullim kushtetues që Komisioni Federal vendosi në fillim të vitit 2009 për të kufizuar borxhin kombëtar të Gjermanisë dhe i cili u ka dhënë qeverive federale dhe shtetërore udhëzime detyruese për reduktimin e deficitit buxhetor, që nga viti 2011.

Prandaj, për të marrë një kredi të re, një nga rajonet më të pasura të Gjermanisë, ku përfshihet edhe ish kryeqyteti i Gjermanisë Perëndimore, Bon, tashmë ka shpallur emergjencë financiare për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Qeveria e shtetit po flet për një “gjendje të jashtëzakonshme”.

Rhine-Westphalia e Veriut është rajoni më i madh federal i Gjermanisë për nga popullsia. Ka një popullsi prej rreth 18 milionë banorë dhe përfaqëson 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Për të marrë përsipër borxhet e reja, rajoni do të hyjë në një “gjendje të jashtëzakonshme” për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë. Ky është kushti që rajoni të mund të marrë kredi sipas rregullave të frenimit të borxhit.

Përcaktimi i një “emergjence financiare” të tillë, është baza për të lejuar një shtet federal të marrë hua pavarësisht frenimit të borxhit.

“Ne jemi në një recesion që do të zgjasë deri në vitin 2023”, tha Ministri i Financave Optendrenk. Rajoni ndikohet veçanërisht nga rritja e kostove të energjisë, sepse ka një numër veçanërisht të madh të industrive me energji intensive në Rhine dhe Ruhr.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kina Akuzon SHBA-në për Protestat - Tanket Dolën në Rrugë (video)

Next Story

Deklaratat Bombë e Komisionit Europian për Ukrainën

Latest from Info