Tabela me të dhëna zyrtare, tregon numrin e Lindjeve dhe vdekjeve, për rrjedhojë edhe raportin e tyre. Në tabelën e përzgjedhur që nga periudha e vitit 1990, që konsiderohet periudha e fund-diktaturës, deri në vitin 2021, vit pas një Pandemie dhe planifikimi deri në vitin 2028.
Viti 1990
Numri i Lindjeve: 85,490
Numri i Vdekjeve: 18,311
Viti 2021
Numri i Lindjeve: 29,955
Numri i Vdekjeve: 29,245
2021 numri i lindjeve krahasuar me vitin 1990 ka rënë me 285%.
Ndërkohë që, nëse kalkulojmë edhe faktorin emigracion, na rezulton që popullsia nuk është zvogëluar me 285%, por me afro 50% dhe se mbi 80% e shqiptarëve që lindin jashtë vendi, i regjistrojnë fëmijët e tyre në Shqipëri, teksa prindërit janë ende nënshtetas shqiptarë (por jo vetëm për këtë).
2021 numri i vdekjeve krahasuar me vitin 1990 është rritur me 63%.
Ndërkohë që faktori emigracion nuk luan rol në shifrën e vdekjeve, pasi të gjithë janë të regjistruar si të vdekur në regjistrat e gjendjeve civile të Bashkive ku janë të regjistruar në Shqipëri.
Ajo që është tejet problemarike është e dhëna për të ardhmen, një e dhënë që parashikon barazim të numrit të lindjeve dhe vdekjeve në vitin 2028 dhe më pas ndryshimin total të raportit lindje – vdekje. Do të kemi më shumë vdekje sesa lindje.
Tabela / grafiku zyrtar si më poshtë:
Në këtë grafik numri i vdekjeve do të jetë gati 2-fish i numrit të lindjeve (30,000 dhe 17,000).
Pas këtij trendi na rezulton se pas një shekulli do të jemi 1,2 apo 1,3 milionë shqiptarë më pak, domethënë do të shkojmë thuajse drejt zhdukjes si komb?
***
Të kërkojmë të stacionojë popullsia në Kinë, ka logjikë. Apo në Indi, në disa vende të Lindjes, apo edhe në disa vende të Afrikës.
Por të zhdukësh një komb në mes të Ballkanit, në mes të Europës, sepse arpagonët e politikës janë bërë palë me kobën dhe shfarosjen, me vjedhjen dhe vdekjen, kjo më pas është përgjegjësi e vetë kombit, e vetë njerëzve.
Nuk besoj, se ka ndonjë fuqi (shtet) në botë që të dëshirojë me kaq ngulm zhdukjen e shqiptarëve nga faqa e dheut. Që do të thotë se shqiptarët, me papërgjegjshmëri, apo me vullnet të plotë, po vetë-asgjësohen, sepse nuk dinë të qeverisen.
Dhe si për ironi të fatit, kemi një qeveri që i ngjesh shqiptaërt me qeleshe në kokë stadiumeve, sallave me fjalime të zjarrta atdhedashurie, me shqiptarizma fliarikë dhe butaforikë, një kryeqeveritar që i ngop me lugë të zbrazura, me nacionalizma fluska, një qeveri që sa më shumë flet për Shqipëri, në fakt po e nduk atë dhe po e zhduk nga faqa e dheut, me mjeshtërinë absolute të një propagande fantazmagorike, që Diellin e bën top dhe ta pason për t’u ekzaltuar, dhe për t’u verbuar përjetë.