Barut Kosova!

/

Shqiptari qëlloi mbi serbët që po festonin Krishtlindjet, plagoset një djalë 11-vjeçar.

Një shqiptar 33-vjeçar ka plagosur dy serbë në Kosovën jugore në prag të Krishtlindjeve (serbët e festojnë atë më 7 janar, sipas kalendarit të vjetër), tha në Twitter drejtori i zyrës së qeverisë serbe për rajonin.

“Në fshatin Gotovushë afër fshatit Strpcë ka ndodhur një tentativë për të vrarë dy serbë. Sipas banorëve të zonës, një burrë ka qëlluar nga një makinë që kalonte”, tha drejtori.

Dy serbët, një 21-vjeçar dhe një 11-vjeçar, u plagosën përkatësisht në krah dhe në shpatull dhe u dërguan në një spital afër Prishtinës. Viktimat, të cilët janë kushërinj, u plagosën kur sulmuesi hapi zjarr nga brenda një makine, e cila më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Burri që qëlloi dhe plagosi serbët u arrestua, tha policia lokale.

Ndërkohë, sapo u bë e ditur ngjarja, dhjetëra serbë dolën në rrugë, duke kërkuar arrestimin e autorit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shën Joani

Next Story

Mosdorëzimi i Dorëheqjes në Gjykatë nga ana e Lulzim Bashës & Gazmend Bardhit në Europë Konsiderohen Akt Penal

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe