Të Krishterët Persekutohen Edhe në Europë!

/

Rritje dramatike e incidenteve të dhunës me 44%.

Raporti zbulon se megjithëse shumica e sulmeve synojnë kishat dhe varrezat, ka gjithashtu një rritje të sulmeve ndaj njerëzve të krishterëve në të gjithë Europën.

Në mbarë botën, më shumë se 360 ​​milionë të krishterë jetojnë në vende ku përjetojnë nivele të larta persekutimi, vetëm sepse besojnë në Jezusi. Kjo do të thotë 1 në 7 besimtarë në mbarë botën.

Në fakt, ky është një numër rekord në historinë moderne, me të krishterët që mbeten grupi social/fetar më i persekutuar në mbarë botën.

Dhuna sistematike kundër të krishterëve nuk është regjistruar vetëm në Afrikë dhe Azi, por edhe në Europë, sipas raportit të fundit të Observatorit për Intolerancën dhe Diskriminimin kundër të Krishterëve në Evropë (OIDAC Europe), një OJQ austriake që regjistron situatën në lidhje me liritë e besimit në kontinentin plak.

Raporti paraqet të dhëna me një periudhë regjistrimi nga shtatori 2022 deri në gusht 2023 duke vënë në dukje një tendencë alarmante në Europë, pasi konstaton një rritje prej 44% të incidenteve të krimeve të urrejtjes kundër të krishterëve në Europë.

“Në Perëndim, ne priremi të mendojmë për dhunën ndaj besimtarëve si një problem kryesisht i vendeve afrikane dhe aziatike. Ndërsa është e rëndësishme të theksohen këto shembuj dramatikë të persekutimit, gjithashtu duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që po ndodh në Europë”, thekson Anya Hoffmann, Drejtore Ekzekutive e OIDAC Europe.

Organizata zbuloi gjithashtu se megjithëse shumica e sulmeve synojnë kishat dhe varrezat, ka gjithashtu një rritje të sulmeve kundër të krishterëve, personave, në të gjithë Europën.

Për shembull, Ministria e Brendshme franceze regjistroi pothuajse 1,000 krime të urrejtjes kundër të krishterëve në vitin 2023. Nga këto, 84 ishin sulme personale kundër të krishterëve.

Sipas raportit, ata që kanë më shumë gjasa të përjetojnë dhunë janë të krishterët që u konvertuan nga Islami.

Vendet më të rrezikshme.

OIDAC Europe raporton se këtë vit tashmë ka pasur raste të dhunës fizike, kërcënimeve dhe tentativave për vrasje ndaj të krishterëve në Britaninë e Madhe, Francë, Spanjë, Itali, Gjermani, Austri, Poloni dhe Serbi.

Ndonjëherë, komunitete të tëra bien viktima të dhunës antifetare. Për shembull, në qershor, një kishë e krishterë adventiste e ditës së shtatë në Dijon u sulmua me gaz lotsjellës gjatë një shërbese në kishë. Kjo shkaktoi panik dhe nëntë persona u plagosën në incident, sipas OIDAC Europe.

Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të OIDAC Europe, Anya Hoffmann, të krishterët me prejardhje myslimane janë veçanërisht të cënueshëm për t’u shënjestruar nga aktet e dhunshme.

Në prill, një gjykatë italiane shpalli fajtorë për rrahjen e një tuniziani që ishte konvertuar në i krishterë nga Islami.

Hoffman thekson se e drejta për t’u kthyer në një besim tjetër është “element thelbësor i lirisë së besimit”. Prandaj, shton ai, qeveritë europiane duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur këta të krishterë, “të cilët janë në rrezik të lartë të dhunës”.

Theksojmë gjithashtu se janë me dhjetra kishat e djegura pjesërish ose tërësisht, nga sulme të tilla të urrejtjes fetare.

Previous Story

Putin tha se Ai… "Mbështet" Kamalën!

Next Story

Inteligjenca Artificiale, Orwell, Kina & Perëndimi

Latest from Info

Polemika e Madhe (3)

Problemi i Universit! Cili është problemi kryesor në këtë luftë për jetë a vdekje? Qeveria e