Rendi i Ri Botëror, Sistemi që Duan ta Instalojnë mes Pandemisë së Rremë (Ëndërrojnë 1 Botë Totalitare Socialiste Utopike)!

U duhen njerëz pa intelekt. U duhen njerëz që nuk mendojnë. U duhen njerëz që binden. U duhen njerëz që mjaftohen me pak. U duhen njerëz pa pretendime. Mundësisht, ju duhen njerëz pa logjikë.

Ka diçka që nuk shkon më në Botë! Kuptojeni!

Janë duke kërkuar shkatërrimin e gjithçkaje që njeriu ka ngritur, ndërtuar deri më tani, që lidhet me vlerat dhe aftësitë e tij, si krijesa më e përsosur në planet.

Duan të na ndryshojnë natyrën njerëzore, duan të na ndryshojnë stilin e jetesës. “Associated Pres” në vitin 1968 ka raportuar: “Rockefeller tha se presidenti i tanishëm i Amerikës dhe ata që do të vijnë do të punojnë për vendosjen e një Rendi të Ri Botëror”.

Kurse në 13 janar 1976 një dokument tjetër i çuditshëm dhe domethënës është firmosur nga amerikanë në pushtet, “Deklarata e Ndërvartësisë”. Një dokument i firmosur nga 124 tradhëtarë të Amerikës dhe botës mbarë, 32 senatorë dhe 92 përfaqësues në Kongresin Amerikan, që do të shtronin kësisoj udhën për Rendin e Ri Botëror, duke krijuar botën e kombeve të shkrira në një popullatë të vetme.

Flasin për paqe dhe siguri hijenat globaliste, prej të cilëve është i pamatë gjaku i derdhur, për shkak të tyre janë qindra milionë jetët e humbura, janë këta që kanë tronditur shëndetin psiqik dhe mendor të banorëve në glob, mes armës më të fundit që po përdor “klika” e tradhëtarëve në Amerikë dhe tentakulat e tyre në Europë dhe Kinë, Australi dhe Kanada, Amerikë Latine dhe Afrikë, arma pra që quhet “Pandemi Covid-19”, që pasi të gjuan, të burgos dhe të merr shpirtin ndagalë, mes izolimit.

Ja, individë dhe tradhëtarë të njerëzimit si Kissinger, hartojnë strategji për Elitat Financiare dhe më pas instrumentat në vendet respektive, qeveritarë vasalë aplikojnë dhe implementojnë me saktësi urdhërat kundër vullnetit të popujve të tyre.

Janë gënjeshtarë, mashtrues, manipulatorë, diabolikë, janë adhuruesit e së keqes, janë mbartësit e 6-ve, janë dhunuesit e të drejtave të njeriut, janë socialistët internacionalë, janë në thelb komunistët e diktatit të proletariatit, që duhet të punojë për ta dhe të cilin e zhytin në varfëri për ta ndrydhur, por i japin mjaftueshëm argëtim, muzikë dhe filma, për t’u angazhuar atyre 24-orëshin. Të pabindurve proletarë u japin opiume dhe drogëra, mundësi të akërehen dhe shdëfrehen, të imoralizojnë dhe të imoralizohen, derisa t’u trokasë fundi. Komunizëm dhe Hashash.

Mes Shoqërive Sekrete, Masonëria dhe Iluminati arritën të pushtojnë pjesën më të madhe të botës. Mund të shikoni Shqipërinë, këtu janë instaluar fuqishëm dhe kanë kapur pozitën dhe opozitën, si dhe po grabisin gjithçka dhe e zhytën vendin në borxhe. Në shtete të tjera të Ballkanit gjithashtu ndihet prezenca e tyre. Vetë Bashkimi Europian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara janë Struktura që punojnë për ta, të krijuara prej tyre. Dhe përpara të gjitha këtyre fakteve, popujt ende nuk reagojnë, por jo vetëm kaq, ka nga ata që i pasojnë. Ndaj dhe tragjedia!

Nëse do të lejojmë të ndodhin ndryshimet forcërisht, kështu siç po ndodh me PLANdeminë, patjetër që jemi duke shkuar me vullnet dhe me këmbët tona drejt një skllavërie. Një prej drejtuesve kryesorë të Masonërisë, profesor Skinner në Harvard, nuk do të nguronte të thoshte me pacipësi: “…nuk mund ta kontrollojmë më lirinë e njeriut, për rrjedhojë do të duhet të kontrollojmë individin, formimin dhe kultin e tij”. M.Hall lektor i filozofisë, pjesë e shoqërive sekrete, do të shkruante në një prej librave të tij se: “Paqja në botë do të vijë kur të mos ketë më ndarje dhe kur të sundojë AI”. Cili është ai? Me “ai” profesor Hall nënkupton Luçiferin.

Pandemia, karantina dhe e gjithë situata korrente na bën të mendojmë që duan ta shndërrojnë njeriun në një qënie pasive, që pas disa kohësh nuk do të ketë asnjë pretendim, por do i thotë elitave financiare: “Nuk bëjmë zë por na siguro një strehë dhe ushqimin dhe mundësisht na ul orët e punës” – për të ardhurat nuk do të kujdesen më njerëzit, do të ndihen të plotësuar me përmbushjen e nevojave bazike fiziologjike.

Huxley do të shkruante në vitin 1985: “Shekulli i 21-të do të jetë shekulli që do të ngrihen ideatorët e Rendit të Ri Botëror dhe do të veprojnë mes formash diktatoriale shkencore, pasi për 3 apo 4 dekada do të kenë formuar mes sistemit arsimor, individë që do u besojnë verbërisht, persona me dogma shabllone dhe me teori fikse, që pa kuptuar, do u dorëzojnë lirinë dhe në shpërblim, do u kthehet skllavëri globale”. Dhe vërtet, ka qënë profetik Huxley, jetojmë në kohën e diktaturës shkencore virusale, pandemike. Pandemi nuk ka, por kështu ka vendosur klika, që kudo të mbizotërojë situatë pandemie, ka vendosur të ketë Pandemi, sepse kjo është forma e luftës. Kush nuk e pranon penalizohet, deri në burgim.

“Axhenda 21” do që të ndryshojë familjen, punën, fenë, besimin dhe gjithçka në orbitën e së përditshmes së individit. Një formë e re jetese dhe një formë e re të menduari duhet të injektohet tek njerëzit, t’u imponohet nëse nuk pranojnë.

Cilët do të rezistojnë? A do të jenë shumica? Këtu luhen fatet e njeriut, popujve, vendeve, sistemeve. A do të jenë shumica kundër Rendit të Ri Botëror.

Rendi i Ri Botëror vjen gjithashtu të zhdukë Perëndinë dhe ta zëvendësojë Atë me Luçiferin dhe masonëria synon të krijojë njeriun e çliruar nga Perëndia dhe “të iluminuar”, njeriun “666”.

Kujt i përkasin banorët e planetit, idesë për të mbrojtur lirinë e individit dhe kombet sovrane? Apo idesë për të qënë të gjithë një, nën drejtimin dhe urdhërat e disave? Mendoj se popujt dhe patriotët i përkasin idesë së parë. Mbetet për t’u parë!

Për momentin përballë Rendit të Ri Botëror duket të jetë vetëm Presidenti i SHBA-së Donald Trump (sigurisht përkrah ka shumë opozita konservatore të djathta patriotike në Europë, Kanada, Australi, Amerikën e Jugut dhe Afrikë)!

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Një nga Anëtarët e Famijes Bush u Shkëput & Deklaroi Suportin për Presidentin Trump

Next Story

Britanikët u Ngritën Kundër Zezakëve Majtistë Ekstremistë: Me Mijëra Patriotë Mbronin Monumentet në Angli!

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,