Turqia: Strategji e Re për Industrinë e Mbrojtjes – “Ura Bashkëpunimi” nga Egjipti, në Shkup & Kosovë!

/

Pas ndalesës së djeshme në Maqedoninë e Veriut, sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka qenë në Prishtinë, ku ka ripërsëritur mbështetjen “e pafund” të Turqisë për Kosovën, duke ndërthurur fjalët miqësore me angazhimet ushtarake. Mbështetja turke nuk kufizohet vetëm në mashtrime diplomatike, por shtrihet edhe në bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes.

Gjatë një konference për shtyp me homologen e tij, Donika Gervalla-Schwarz, Fidan njoftoi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

“Si Turqi, ne gjithashtu ofrojmë mbështetje për forcat e sigurisë së Kosovës në fushën e trajnimit dhe produkteve të industrisë së mbrojtjes. Bashkëpunimi ynë ushtarak dhe ai i mbrojtjes do të vazhdojë fuqishëm në periudhën e ardhshme.

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit të sigurisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të jetë hapi i parë në këtë drejtim”, tha ministri i Jashtëm turk, duke e cilësuar Kosovën partner strategjik.

Madje Fidani deklaroi se mbështetja e vendit për përpjekjet e Kosovës për të gjetur vendin e saj në skenën ndërkombëtare do të jetë e përhershme.

“Si Turqi, ne i kushtojmë rëndësi të madhe që Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës të qëndrojë në këmbët e veta. Që nga fillimi e kemi mbështetur Kosovën që të arrijë vendin e merituar në skenën ndërkombëtare. Përfitoj nga rasti për të theksuar edhe një herë se mbështetja jonë do të vazhdojë përgjithmonë”.

Hapi Turqi-Egjipt për “hegjemoni” në Afrikë.

Në të njëjtën kohë, Fidan foli me entuziazëm për vizitën e fundit të presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Turqi, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Ankarasë dhe Kajros, veçanërisht në fushën e ekonomisë, investimeve dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. “Egjipti dhe Turqia janë dy vende në të dy anët e Detit Mesdhe me lidhje të forta vëllazërore dhe historike, popujt e tyre janë të lidhur pazgjidhshmërisht. Kjo vizitë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Ka fusha shumë të rëndësishme dhe të gjera të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë, transportit, investimeve. Egjipti dhe Turqia kanë vullnetin e plotë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e dy vendeve, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe në ato rajonale.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe, diskutuam në detaje se çfarë mund të bëjmë si dy vende për çështjet rajonale. Vëllezërit dhe motrat tona egjiptiane, veçanërisht Sisi, ndajnë të njëjtën ndjeshmëri si ne, veçanërisht në gjetjen e zgjidhjeve rajonale për problemet rajonale. Mendoj se një kornizë më sistematike e marrëdhënieve mes nesh do të jetë shembull për rajonin”, tha ai.

Turqia, me mbështetjen e Egjiptit, synon të luajë një rol udhëheqës në përballjen e krizave në Afrikë, me theks në Libi, Somali dhe Sudan. “Nga ana tjetër, bashkë me Egjiptin kemi shkëmbyer mendime për stabilizimin e skenës ndërkombëtare në Afrikë. Në veçanti, çfarëdo që mund të bëhet për të ndalur konfliktet në Libi, Somali dhe Sudan dhe për të eliminuar mjedisin e destabilitetit, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me ta në këtë kontekst”, tha ministri i Jashtëm turk, duke konfirmuar se me çdo hap politik të Turqisë prania ushtarake do të mbetet e fortë.

Previous Story

Hunter Biden Shpallet 'Fajtor' - Panik për Demokratët

Next Story

Departamenti Amerikan i Shtetit ka Përgjegjësinë Kryesore për Shtypjen & Ndalimin e Fjalës së Lirë në Mbarë Botën!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,