Hunter Biden Shpallet ‘Fajtor’ – Panik për Demokratët

/

I pandehuri do të dënohet më 16 dhjetor 2024.

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u deklarua zyrtarisht fajtor për mashtrim tatimor dje të enjten (05.09.2024) në gjykatë, në Los Anxhelos.

Është një zhvillim i papritur që do të thotë se Hunter Biden nuk do të përballet me një gjyq të ri, zhvillim që turpëron Shtëpinë e Bardhë dhe demokratët në mes të sezonit zgjedhor, pasi u dënua në qershor në një rast të veçantë.

Gjyqtari Mark Scarci, i caktuar për çështjen, gjykimi i të cilit do të fillonte dje, e caktoi dënimin e të pandehurit më 16 dhjetor.

Hunter Biden përballet me 17 vite burg dhe një gjobë prej gati gjysmë milioni dollarësh.

Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, djali i presidentit u deklarua fajtor për të 9 akuzat ndaj tij.

Akuzat përfshinin mospagimin e taksave federale prej 1.4 milionë dollarësh nga viti 2016 deri në vitin 2019, ndërsa shpenzimet e pamat për drogë, seks dhe mallra luksi, janë akuza që rëndon në mënyrë të parikuperueshme djalin e Presidentit.

Të pandehurit që pranojnë fajësinë në gjyqet federale kanë lidhur marrëveshje me prokurorët paraprakisht për të siguruar dënime më të ulëta. Në këtë rast, megjithatë, nuk duket nëse është arritur një marrëveshje e tillë.

Më herët dje, mbrojtja e Hunter Biden ofroi të pranonte fajin, por të mos pranonte keqbërjen, një masë që prokurorët e refuzuan menjëherë. “Nuk e kemi të qartë se çfarë po përpiqen të arrijnë konkretisht”, thanë avokatët e djalit të presidentit, për një zyrtar prokuror në seli.

Një gjyq ky që mund t’i japë kandidatit republikan për president Donald Trump shumë municion, duke e vënë jetën e Hunter Biden në mikroskop.

Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit të Trump përballë zv.presidentes demokrate Kamala Harris bëhen edhe më interesante tani. Kjo e fundit doli si kandidate, pasi Presidenti Biden njoftoi se po braktiste fushatën e tij të rizgjedhjes në korrik, nën presionin e anëtarëve të fraksionit të tij.

Hunter Biden ka pranuar publikisht se ishte i varur nga droga dhe alkooli.

Nëse ai do të dalë në gjyq në këtë rast, detajet e kohës së tij në bordin e kompanisë ukrainase të gazit natyror Burisma, ndërsa babai i tij ishte zv.President dhe marrëdhëniet e tij të tjera të biznesit, veçanërisht me një fond investimi në Kinë, mund të dalin në dritë. Kundërshtarët republikanë të presidentit Biden akuzojnë djalin e tij dhe vetë atë për praktika dhe akte korrupsioni.

Hunter Biden mohon çdo keqbërje në marrëdhëniet e tij të biznesit. Hetimet në Kongresin Amerikan deri më tani nuk e kanë implikuar presidentin.

Avokatët e djalit të kreut të shtetit amerikan kanë apeluar, pasi ai u dënua për një tjetër çështje, në Delaware, që përfshinte blerjen e paligjshme të një arme teksa ishte nën efektin e drogës.

Ky dënim do të thotë se ai do të përballet me një dënim edhe më të rëndë, nëse do të gjykohet dhe dënohet për çështjen tatimore, pasi tashmë ka shumë precedentë penalë.

Previous Story

Roli "i Pistë" i Komitetit të 300-ëve!

Next Story

Turqia: Strategji e Re për Industrinë e Mbrojtjes - “Ura Bashkëpunimi” nga Egjipti, në Shkup & Kosovë!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,