Strategjia dhe planifikimi për të ofruar një identitet dixhital, të njohur si Maisha Namba, për të gjithë kenianët është ndërmarrë nga Fondacioni Bill & Melinda Gates.
Por qeveria e vendit ka luftuar për të bindur qytetarët që të miratojnë ID dixhitale, sepse ajo përfshin implantimin e ‘chip’-it të identitetit tek të porsalindurit, ashtu si veterinerët vendosin ‘chip’ te qentë, macet dhe kafshët e tjera shtëpiake, por që këto ID nuk janë vetëm për bio-lokacion, ‘chip’-i do të përfshijë një numër unik identifikimi personal që do t’i caktohet çdo qytetari kenian, me shenjën e lindjes.
Bill Gates është në konsultime të avancuara me autoritetet keniane për të krijuar lidhje me ekspertët teknikë për identitetin dixhital të mikroçipit, sipas Mark Suzman, shefi ekzekutiv i Fondacionit Bill & Melinda Gates, i cili foli për gazetën “Business Daily Africa”.
“Ne kemi një sërë mbështetjesh specifike investimi për identitetin dixhital. Ne në fakt po e ofrojmë atë në platforma më të gjera”, tha Suzman në kundër të takimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Marrakesh, Marok.
Maisha Namba është një numër unik identifikimi personal që do t’i caktohet çdo qytetari kenian. Ky numër do të shkruhet në ‘chip’-in Maisha, si një ID dixhitale. Kenia është përgatitur prej disa muajsh për të lançuar sistemin e saj të identifikimit dixhital biometrik, ka kosto në vlerën 6,800,000 dollarësh.
Megjithatë, autoritetet keniane shtynë fillimin e funksionimit për shkak të kushteve të pafavorshme dhe refuzimit të popullit për të implatuar ‘chip’-in.