Lidhja e Tmerrshme Midis Abortit & Zhvillimit të Vaksinave

/

Është thjesht e tmerrshme ajo që u bëjnë fëmijëve të porsalindur për të eksperimentuar me vaksinat e tyre. Dëshmia e mëposhtme na bën të rrënqethemi kur mendojmë se në çfarë bote jetojmë. Në çfarë botë kemi ardhur dhe luftojmë. Po flasim për një të keqe që nuk ka fjalë që e përshkruan.

Në episodin e kësaj jave të “The Van Maren Show”, Jonathon flet me Christian Hacking të Qendrës së Mbretërisë së Bashkuar për Reformën Bioetike për kërkimin e tij të fundit, në lidhjen e tmerrshme midis abortit dhe zhvillimit të vaksinave.

***

Jonathon e pyeti Hacking sesi duket aktivizmi publik pro jetës në Britaninë e Madhe? Në përgjithësi mbështet “të drejtën” e një gruaje për të vrarë fëmijën e saj, nëse ajo beson se rrethanat e justifikojnë këtë, u përgjigj ai.

Por një shenjë shprese është numri i madh i britanikëve që ndihen të injoruar nga politikat globaliste, si emigracioni masiv dhe të tjera, nuk kanë besim te qeveria, institucionet politike dhe mediat për shkak të mënyrës sesi e kanë trajtuar pandeminë COVID.

“Është ky grup njerëzish që mendoj se janë më shumë pro jetës”, tha Hacking. Aktivisti shtoi se këto grupe njerëzish shikojnë përqindjen e ulët të lindjeve dhe kuptojnë se kjo është një arsye që justifikon migracionin në vend. Ulja e përqindjes së aborteve mund të fillojë të zgjidhë këtë problem, teksa vendi shton popullsinë autoktobe.

Ndërkohë, pjesa tjetër e njerëzve kupton se instancat dhe institucionet nuk interesohen realisht për këto dhe janë disi të lodhur nga sistemi. “[Unë] nëse këto dy grupe kryesorë të shoqërisë mund të galvanizohen dhe të orientohen, apo thjesht të informohen, mendoj se Mbretëria e Bashkuar është e mbushur me reforma që janë të paimagjinueshme për kapitalet e sotme të Laburistëve apo Konservatorëve, që janë kontradiktorë”.

Në vazhdim Jonathon pyeti Hacking lidhur me studimin e tij lidhur me një video animative, për organizmin e lëvizjes pro jetës CHOICE42 me titull “It’s OK”. Kjo video mbi të cilën punoi Hacking tregon histori të vërteta fetusesh që linden dhe gjymtohen e ndahen të gjalla, organet e tyre u mblodhën dhe qelizat e tyre embrionale janë përdorur për studimet e vaksinës. Hacking shprehu fillimisht fatin që bashkëpunoi me skenaristen dhethemeluesen e CHOICE42, Laura Klassen, duke lavdëruar përgatitjen e videos, që shfaq këtë akt të papërshkrueshëm.

Hacking tha se kishte filluar studimin e tij në kohën që dilnin vaksinat për Covid. “Nxorrën këtë vaksinë dhe u thoshin të gjithëve që ta bëjnë. Edhe shumë protestantë dolën në ballë me idenë e çmendur të garancisë së vaksinave dhe sesi njerëzit duhet të vaksinoheshin, si një formë për të treguar dashurinë për motërat dhe vëllezërit tanë. Dhe mendova: uau, duket ta kenë kuptuar shumë gabim këtë.”

Në vazhdim aktivisti shpjegoi çfarë gjeti, pasi filloi studimin dhe kërkimin. “Kryesisht, sapo fillova të zhytem thellë në HEK-293 [seri qelizash embrionale] dhe se si krijohen këto seri qelizash. …akoma edhe një seri qelizore rrjeti embrional është një eufemizëm që me të vërtetë mbulon realitetin e dhimshëm të mënyrës sesi merren dhe nga sigurohen këto seri qelizash embrionale.”

Kjo e çoi drejt zbulimit të historisë së Johannas, njëra prej foshnjave, që nuk emërtohen në video, por që janë pjesë e videos së animuar, që u shfaq në Universitetin e Leiden në Holandë nën drejtimin e Dr.Alexander van der Eb.

“Pra, flasim për një fetus femër që vdes pasi iu hoqën organet, një nga një. Dhe çështja është që fetuseve nuk u bëjnë anestezi, nuk duan të bëjnë asgjë që trondit funksionin biologjik të foshnjës dhe kështu mund të themi se është një proçedurë çnjerëzore, barbare, një proçes se mund ta besosh se do të mund të ndodhte vetëm në Ausviç. Por ja që ndodh në universitete europienë të dekadave 1960 dhe ’70.”

Fetuset, foshnjat janë “produkt” i abortit, që i rrëmbejnë ekperimentet e farmaceutikës, edhe për vaksinën.

***

Për analizë më të detajuar nga Christian Hacking, mund të ndiqni episodet e kësaj jave të “The Van Maren Show“.

Previous Story

Fondacioni Bill & Melinda Gates Nënshkroi Marrëveshje me Qeverinë Keniane për të Implantuar 'Chip' Identifikimi tek të Porsalindurit!

Next Story

Sa Sekonda Duhen për Shpëthimin / Kërpudhën?

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,