Trump: “Do të Tërheqim Sanksionet Kundër Rusisë & Iranit Sapo të Zgjidhem!”

/

“Ekziston nevoja për t’u afruar sërish me të dy vendet për të kundërshtuar ndikimin e Kinës!”

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se do të heqë sanksionet kundër Rusisë dhe Iranit nëse rizgjedhet.

Trump ka theksuar se SHBA rrezikon “të humbasë” Rusinë dhe Iranin, ndërsa Kina rrit përpjekjet e saj për ta bërë monedhën e saj monedhën dominuese në botë.

Ai shtoi se rivendosja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Iranin do të ishte kritike për ekuilibrin e fuqisë dhe stabilitetin e ekonomisë globale, duke kufizuar ndikimin e Kinës.

Trump tha se sanksionet e vendosura nga SHBA-të, veçanërisht kundër Rusisë për ndërhyrjen e saj në Ukrainë dhe kundër Iranit për programin e tij bërthamor, nuk kanë arritur qëllimet e dëshiruara.

Përkundrazi, këto sanksione dobësojnë marrëdhëniet e Uashingtonit me fuqitë rajonale dhe forcojnë bashkëpunimin të këtyre vendeve me Kinën.

Ish presidenti paralajmëroi se Rusia dhe Irani mund të gjejnë partnerë të tjerë ekonomikë dhe të mbështesin më tej tranzicionin e tregtisë ndërkombëtare larg dollarit.

Trump tha se prania e fortë e Kinës në skenën ndërkombëtare, me moneshën e saj që zë vendin e dollarit, si monedhë kryesore, është një çështje serioze që kërkon veprim të menjëhershëm.

Nëpërmjet heqjes së sanksioneve, ai beson se SHBA-të mund të riangazhohen me këto vende dhe të kufizojë ndikimin e Kinës në tregjet globale.

Previous Story

Sa Sekonda Duhen për Shpëthimin / Kërpudhën?

Next Story

Sportisti Kampion McGregor do të Kandidojë për President në Irlandë - Çfarë Premton?

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,