Një Boshnjake Shndërron në Tabelë Qitjeje Ikonat

/

Ndodhi edhe kjo në Europë!

Një boshnjake, e natyralizuar në zviceriane, që bën edhe karrierë politike, argëtohet duke ushtruar qitjen mbi ikonën e Hyjëlindëses Mari dhe Krishtit. Është e angazhuar në Partinë e Gjelbër dhe është bashkëkryetare e Lëvizjes “Operation Libero”.

Emri i saj, Sanjia Ameti. Gjatë kohës së saj të lirë bën qitje mbi ikonën e Krishtit dhe Shën Marisë dhe shkruan se kështu relaksohet.

Sanija Ameti bën qitje mbi simbolet e krishtërimit, fotografohet, xhirohet, e publikon që ta shikojnë të gjithë, më pas “pendohet” thellë, kur gazetar i “Blick” e kontakton dhe e bën edhe më publik aktin e saj të shëmtuar dhe përdhosës për të krishterët.

Skena e afreskut të Shën Marisë është një vepër e njohur e artit pamor fetar, kështu që me këtë akt, ajo kthehet edhe kundër artit, ashtu siç bëjnë xhihadistët, që shkatërrojnë trashëgiminë kulturore, për arsye fetare.

Postimi i saj mban nënshkrimin: Çmontim!

Kë do të “çmontojë” vallë boshnjakja? Krishtërimin? Besimin? Kë?

Këto që ndodhin dhe jo vetëm ndodhin, por bëhen edhe publike, e kanë një qëllim dhe sigurisht e kanë një mbështetje të dukshme apo të padukshme, por kanë gjetur gjithashtu terrenin dhe sistemin e duhur për të shprehur hapur urrejtjen kundër Perëndisë, krishtërimit, artit dhe vetë njeriut (pse jo).

Sot bën qitje mbi Krishtin dhe Marinë, nesër mbi “ty”!

Previous Story

Itali: 4 Alpinistë të Zhdukur në Mont Blanc

Next Story

Modifikim Moti, Objekte, Baza Ushtarake, HAARP _ Çfarë Zbulon Edward Snowden?

Latest from Info