Draghi kërkon emetimin e një eurobondi prej 800 miliardë euro në vit. Berlini u përgjigj me “Jo”!
“BE ka mbetur shumë prapa Kinës dhe SHBA-së!”
Brenda BE-së tani po regjistrohet një konflikt kokë më kokë, nëse dhe si mund të dalë Bashkimi nga spiralja e krizës ekonomike dhe të jetë në gjendje të hyjë në zhvillim, duke trajtuar Kinën dhe SHBA-në si të barabartë: Pak kohë më parë Ministri gjerman i Financave Christian Lindner hodhi poshtë përmbajtjen e raportit të Mario Draghit për emetimin e parave që kapin vlerën 800 miliardë euro në vit!
Lindner, pjesa e partisë liberale gjermane që ka rënë në zgjedhjet e fundit shtetërore dhe të BE-së, i tha portalit Politico se grumbullimi “i risqeve dhe përgjegjësive krijon probleme demokratike dhe fiskale”, duke komentuar propozimet për huamarrje të përbashkët të BE-së të paraqitura në raportin e Draghi mbi të ardhmen e konkurrencës së BE-së.
“Problemi ynë nuk është mungesa e granteve, por burokracia dhe ekonomia e planifikuar”, tha Lindner. “Më shumë borxh publik kushton interes, por jo domosdoshmërisht krijon më shumë rritje.”
Në raportin e tij drejtuar presidencës së BE-së, ish presidenti i BQEsë, Mario Draghi, i “vë flakën” Komisionit duke përshkruar situatën e mjerueshme financiare të Bashkimit Europian, duke kërkuar emetimin e eurobonovë nga shtetet anëtare, në vlerën 800 miliardë euro në vit, deri në vitin 2030!
Do të thotë, investime prej afërsisht 5 pikë përqindjeje të PBB-së së saj totale për të transformuar ekonominë, në mënyrë që ajo të mbetet konkurruese ndaj Kinës dhe SHBAve.
Një nga pjesët e raportit që ngjalli reagime të forta ishte propozimi i Draghit sesi mund të mbështeteshin 800 miliardë euro në vit investime, të pamenduara keq.
Ish kreu i BQEsë, duke zemëruar “skifterët” e BEsë, doli pro marrjes së borxhit të përbashkët. “Sektori privat nuk ka gjasa të jetë në gjendje të financojë pjesën e luanit të këtyre investimeve pa mbështetjen e sektorit publik”, theksoi Draghi, duke shtuar se “do të nevojiten disa financime të përbashkëta për të investuar në të mirat publike kryesore europiane, risi si përpjekje të fundit” .
“BEja duhet të shkojë drejt emetimit të rregullt të aseteve të përbashkëta të sigurta për të mundësuar projekte të përbashkëta investimi midis shteteve anëtare dhe për të ndihmuar në integrimin e tregjeve të kapitalit”, tha ai, duke mbështetur idenë e eurobonove, përmes të cilave vendet anëtare të BE-së lëshojnë borxh kolektiv.
Ky propozim është cilësuar si skandaloz nga pjesa e europianëve, të cilët tradicionalisht kundërshtojnë emetimin e eurobonove.
Është karakteristikë se pas publikimit të raportit, Draghi, një diplomat i BEsë, duke folur për Financial Times, nënvizoi se “të propozosh huamarrje të përbashkët në klimën aktuale politike në të gjithë BEnë është absolutisht e papranueshme”.
“Nëse Europa nuk mund të bëhet më produktive, ne do të detyrohemi të zgjedhim. Ne nuk do të jemi në gjendje të jemi, në të njëjtën kohë, një lider në teknologjitë e reja, një fener i përgjegjësisë klimatike dhe një lojtar i pavarur në skenën botërore”, shkroi ai në raport. “Ne do të duhet të zvogëlojmë disa, nëse jo të gjitha, ambiciet tona.”
Në thelb të problemeve ekonomike të Europës, argumenton raporti, është kostoja e energjisë për industrinë, e cila aktualisht është e detyruar të paguajë 158% më shumë për energjinë elektrike sesa në SHBAtë dhe 345% më shumë për gazin natyror.
BE nuk do të jetë në gjendje të sigurojë mjaftueshëm bakër, litium dhe lëndë të tjera të para, nëse nuk imiton integrimin e fortë vertikal të Kinës “nga minierat në transport”, ishte mesazhi që dërgoi Draghi në rekomandimet e tij për të gjetur metalet që nevojiten për dixhitalin dhe tranzicionim në energji: “Europa ka nevojë për një strategji të koordinuar që mbulon të gjithë zinxhirin, nga lëndët e para deri te produktet e gatshme”.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila e ngarkoi Draghin me dorëzimin e raportit, do të duhet të vendosë se deri ku do t’i ndjekë rekomandimet e tij.
Raporti u dorëzua ndërsa liderët europianë po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për një humbje të konkurrencës ndaj rivalëve kryesorë të bllokut, pjesërisht për shkak të varësisë energjetike të Europës dhe mungesës së lëndëve të para.
Ndërkohë, BEja vazhdon të pengohet nga paaftësia e industrive të saj të telekomunikacionit dhe mbrojtjes, për të shfrytëzuar ekonomitë e shkallës dhe paaftësia e saj për t’u përgatitur më mirë për një qëndrim më fleksibël të sigurisë.