Në Cilin Qytet Nuk Ka Dhoma në Hotele, për 8 Muaj më Pas?

/

Çmimet e çmendura edhe për camping.

Çdo vit, përveç disa rasteve, organizimin e Eurovizionit e merr përsipër shteti fitues. Kështu këtë vit shikuesit dhe garuesit do të priten në Basel të Zvicrës.

Por problemet kanë filluar dhe janë shfaqur 8 muaj më parë, kujtojmë se Eurovizioni do të zhvillohet këtë vit në datat 13-17 maj, pasi në qytet nuk ka vend as për mostër, për të pritur dikë.

Bazeli nuk shquhet për turizëm, kështu që objektet e hotelierisë janë të pakta.

Bazuar në numrin mesatar të spektatorëve që udhëtojnë në çdo ngjarje, parashikimet janë zhgënjyese, pasi qyteti nuk mund të strehojë kaq mijëra turistë.

Alternativa tjetër është që ata të qëndrojnë në qytetet e afërta, gjë që është gjithashtu e vështirë, pasi linjat e trenave dhe autobusëve do të duhet të shtohen.

Dhomat e hoteleve janë rezervuar paraprakisht në shumën e egër të 1000 eurove për një natë. Ndërsa suitat kushtojnë më shumë se 4000 euro.

Kostoja e një dhome Airbnb është tronditëse. Më parë një dhomë në një lokacion qëndror kushtonte 230 euro, tani për atë periudhë kushton 1,000 euro.

Ndërsa edhe kampingjet jashtë qytetit kushtojnë dy herë më shumë se periudhat e tjera.

Megjithatë, menaxherja e turizmit të kantonit foli për politikën agresive të njësive turistike dhe sesi po mendohen që të vendosin edhe një tavan për çmimet.

Previous Story

Zbulohet Lëvizja e Madhe e Trump për Financat

Next Story

Kundërsulm & Ofensivë Gjithëpërfshirëse Ruse në Frontin Lindor: 150,000 Personel!

Latest from Info