Florida: Paradë Makinash Pro Trump – 30.000 Makina & në Sfond “Trump Song”!

Mijëra mbështetës të presidentit Trump u derdhën në rrugët e Floridas për të protestuar kundër komunizmit.

Departamenti i Policisë së Maiamit konfirmoi se afro 30 mijë makina morën pjesë në Ralin e Makinave pro Trump.

Mijëra kubanezë, venezuelianë dhe të tjerë latinë konservatorë mbushën rrugët e Maiamit për t’iu bashkuar karvanit “anti-komunist”.

Patriotë latinë shprehën dashurinë e tyre për Amerikën dhe presidentin Trump duke valëvitur flamuj, për të shprehur ndjenjat e tyre anti-socialiste dhe anti-komuniste.

Parada u përqëndrua në “Magic City Casino” dhe u quajt “Anti-Communist Caravan for Freedom and Democracy” (Karvani Anti-Komunist për Liri dhe Demokraci).

Demonstruesit mbështesnin mes flamujve dhe thirrjeve rizgjedhjen e presidentit Trump, përkrah flamujve të kombeve të tyre.

Policia deklaron se njerëzit u mblodhën në një paradë historike për të kundërshtuar komunizmin, socializmin, marksizmin dhe ideologjitë majtiste totalitare.

Organizatori i paradës, apo ralit, Orlando Gutiérrez-Boronat, i tha Medias online “Breitbart” se ky ishte një event që i kaloi të gjitha pritshmëritë për nga numëri i pjesëmarrësve dhe diversiteti i tyre.

Demonstruesit mbanin flamuj, bluza dhe kapela me slloganin e fushatës së presidentit Trump “Make America Great Again”, si dhe vallëzonin nën tingujt e ‘salsa hit’, me këngën për presidentin, me titull “Trump Song”, kënduar nga ‘Los 3 de la Habana’.

Fotot dhe videot nuk lënë vend për më shumë fjalë.

many at the parade expressed support for trump while rejecting communism

many at the parade expressed support for trump while rejecting communism
miami police estimated there were 30 000 vehicles that participated in the parade

miami police estimated there were 30 000 vehicles that participated in the parade

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqia dhe Greqia Drejt Luftës - Gazetari i Famshëm Grek Giorgos Tragkas Shpërthen në Emisionin e tij Radiofonik!

Next Story

Twitter-gate "Djeg" Biden-in: Senati Thërret në Dëgjesë Kreun e 'Twitter', për Çensurë ndaj Akuzave të Trump!

Latest from Info