Bill Gates: “Nëse Shmangim Një Luftë të Madhe, Atëherë do të Ketë Një Tjetër Pandemi”!

/

Parashikime ogurzeza nga mbrojtësi i vaksinave dhe izolimit në vitet e pandemisë.

Bill Gates bëri disa deklarata shumë alarmante duke thënë se “nëse shmangim një luftë të madhe… atëherë, po, do të ketë një tjetër pandemi… në vitet e ardhshme”!

Parashikimet e një njeriu të lidhur ngushtë me sistemin e Klaus Schwab dhe një besimtar në doktrinën e “The Great Reset”, shkaktojnë shqetësim sepse ky sistem për të imponuar filozofinë e tij “fanatike” do të ishte i kënaqur me një fatkeqësi të madhe si p.sh. luftë bërthamore globale (me shumë mundësi në këtë fazë), ose një pandemi vërtet vdekjeprurëse, në një fazë të dytë, pse jo edhe shumë të shpejtë.

Pas një tronditjeje të tillë, ajo që ka mbetur nga Njerëzimi do të pranonte me lehtësi çdo gjë, për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme të mirëqenies.

Shkencëtarët zakonisht mendojnë për pandemitë si fenomene të mundshme, madje edhe të pashmangshme, në periudha të ndryshme, por për Gates dhe të tjerët, pandemia është armë, janë këta që luajtën një rol kyç gjatë viteve të pandemisë Covid-19, duke izoluar njerëzit në shtëpi, ndaj pyetja nuk është nëse do ta bëjnë por: nëse një pandemi tjetër ndodh së shpejti, a janë kombet të përgatitur për të?

“Vendi që bota priste të drejtonte dhe të jepte shembullin, nuk i ka përmbushur ato pritshmëri”, thotë Gates, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

Gates shkroi një libër të titulluar “Si të parandaloni pandeminë e ardhshme”, në vitin 2022, në të cilin ai akuzoi qeveri të ndryshme, përfshirë SHBA-në, se nuk ishin mjaftueshëm të përgatitura, në vitin 2020.

Në libër, ai paraqiti disa rekomandime për vendet në mbarë botën, duke përfshirë politika më të forta karantinimi, investimi në mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe nxitjen e kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave!

Ndërsa është bërë njëfarë progresi, me rritjen e shpenzimeve për gatishmërinë ndaj pandemisë në SHBA dhe gjetkë, Gates thotë se përgjigja globale nuk është ende e mjaftueshme.

“Megjithëse disa nga mësimet u nxorën nga pandemia [koronavirus], [ato ishin] shumë më pak nga sa do të prisja, për fat të keq”, thotë ai.

Ndarjet politike që shumë besojnë se kanë penguar përgjigjen globale ndaj Covid-19, ende qëndrojnë në rrugën e përgatitjes së duhur, për shpërthimin e ardhshëm, ndaj Gates shton: “Të mbledhim mendjen për atë që bëmë mirë, çfarë nuk bëmë mirë, sepse ende nuk po ndodh… Ndoshta, brenda pesë viteve të ardhshme, kjo do të përmirësohet. Por, deri më tani, është goxha e papritur”.

Duhet të theksohet se Bill Gates ka ndryshuar për shumë vite temën e aktivitetit të biznesit, pasi ka lënë kompjuterët dhe IT, duke blerë toka në sipërfaqe të mëdha, toka bujqësore në Amerikën e Veriut.

Ndërsa për momentin vazhdon të merret me ushqime dhe vaksina, gjëra shumë të dobishme në kohë krize (mesa duket, për The Great Reset).

Previous Story

“Dhurata” e Joe Biden për Donald Trump!

Next Story

Politika e AfD-së për Mbylljen Totale të Kufijve u Miratuar nga Kristiandemokratët!

Latest from Info