Irene Pappa, Artistja e Madhe Greke, Ndërroi Jetë!

Eirini (Irene) Papa lindi më 3 shtator 1926.

Një ndër aktoret më të mira greke, me famë ndërkombëtare. Ka luajtur në shumë filma, prodhime të Hollywood, si dhe ka qënë shumë herë protagoniste në Teatrin Broadway që prej vitit 1967 kur u ngjit në këtë skenë për herë të parë.

Është vlerësuar me Medaljen “Gjeneral Brigade i Urdhërit Finiks” nga Presidenti grek Kostis Stefanopoulos.

Në vitin 2008 Italia e nderoi me “Çmimin e Romës” në Teatrin Antik “Ostia Antica”. Kur italianët i dhanë çmimin, tha: “Nuk e di nëse duhet të qaj, apo të qesh, mund të them vetëm se Athina do të jetë gjithmonë nëna ime, por Roma njëkohësisht, është nëna ime e dytë, që e kam përzgjedhur unë”.

Në Itali, Eirini (Irene) Papa u vendos gjatë viteve të Juntës Ushtarake të vendosur në Greqi, për të shpëtuar përndjekjen.

Ndërkohë që vitet e fundit Eirini (Irene) Papa jetonte në Portugali.

Në vitin 2000 u nderua me titullin “Gruaja e Europës”.

Ndërsa në vitin 2009 mori “Luanin e Artë” në Bienalen e Teatrit të Venecias.

Vitet e fundit ishe vlerësuar me titullin Doktore Nderi e Shkencave nga Universiteti i Romës.

Në jetën e saj është vlerësuar me 24 çmime dhe medalje.

Ndërroi jetë, në banesën e saj në Korinthia, Greqi.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Medvedev i Referohet Apokalipsit të Joanit - Në Prolog të L3B

Next Story

90 Minuta Bisedë Putin - Scholz - Gjemani në Botën e tij: "Tërhiquni nga Ukraina"

Latest from Info