Gjermania Mbyll Kufijtë për 6 Muaj & Shkel Paktin Europian të Migracionit!

/

Gjermania po shkel brutalisht dhe njëanshmërisht Paktin Europian të Migracionit, i cili edhe pse jo i përsosur, organizon një rishpërndarje të drejtë të refugjatëve midis vendeve pritëse.

Raus (jashtë) emigrantët!

Gjermania po mbyll kufijtë e saj për gjashtë muaj, për të ndaluar ardhjen e emigrantëve, ka njoftuar ministrja e Brendshme Nancy Fraser.

“Wir schaffen das!” (mund ta bëjmë), për të cilën kancelari Olaf Scholz kishte thënë se, nuk synon më të mirëpresë emigrantë azilkërkues. Por për t’u mohuar hyrjen në territorin gjerman, duke vendosur në mënyrë të njëanshme, rifillon kontrollet kufitare nga 16 shtatori për të siguruar “dëbimin e tyre brenda territorit europian”.

Berlini nuk hezitoi të refuzonte as legjislacionin europian për kufirin gjerman.

Brukseli sigurisht kërkon shpjegim nga Berlini për vendimin e njëanshëm për mbylljen e kufirit.

Fitorja e ekstremit të djathtë AfD në zgjedhjet e fundit në Gjermaninë Lindore ka shkaktuar panik në qeverinë gjermane, ndaj dhe kandecali po përdor kundërhelmin: “Raus emigrantët”!

Më i ashpër, ministri neoliberal i financave, Christian Lindner, i cili u tmerrua kur pa partinë e tij të ngecë në zgjedhjet e fundit lokale: “Nuk duhet të ketë ndalime për të rimenduar për emigracionin. Kjo mund të nënkuptojë gjithashtu, që ne pra duhet të ndryshojmë ligjin ndërkombëtar, europian ose gjerman. Dhe nëse është e nevojshme, të ndryshojmë edhe Kushtetutën”.

Frika e humbjes elektorale i ka bërë ata që janë në pushtet në Gjermani “të vrapojnë si pula pa kokë, duke kërkuar një rrugëdalje në gjuetinë e emigrantëve. Megjithatë, masa të tilla janë vetëm për mullirin e së djathtës ekstreme në të gjithë Europën. Frika nga ekstremet i bën ata që janë në pushtet të vrapojnë si pula pa kokë, me emigrantin si rrugëdalje”.

Me qeveri si kjo, nuk ka më nevojë për të djathtën ekstreme në pushtet”, shkruan Le Soir e Belgjikës.

“Udhëheqësit e ekstremit të djathtë po tallen tani me këta demokratë që më në fund po zbatojnë politikën që AfD kërkon prej 10 vitesh.

Berlini po minon brutalisht Paktin Europian të Migracionit, i cili mund të mos jetë i përsosur, por organizon një rishpërndarje të drejtë të refugjatëve midis vendeve pritëse”.

Zemërimi mes partnerëve europianë po rritet.

Rezultati mund të jetë një seri mbylljesh kufijsh dhe deportimesh, që përfundimisht do të përfundojnë në kufijtë e jashtëm të BE-së, domethënë në Greqi, Itali, Spanjë dhe Portugali.

Nëse Berlini vazhdon në këtë taktikë, refugjati do të kthehet sërish në një bombë që mund të hedhë në erë BE-në.

Tashmë edhe Franca mund të ndjekë së shpejti të njëjtin proçes. Nëse kryeministri i ri Michel Barnier dallohet për diçka, kjo është politika e tij e ashpër kundër emigracionit.

Të gjitha barrat e migrimit të parregullt do të kthehen në vendet e vijës së parë. Megjithatë, është krejtësisht e padrejtë që shtetet në kufijtë e jashtëm të BE-së, të lihen të trajtojnë pothuajse të gjitha proçedurat e azilit, sipas rregullave të Dublinit. Dhe boshti franko-gjerman pa pyetur askënd, anashkalon rregullat e Dublinit.

Por si më parë, këto masa nuk do të arrijnë asgjë tjetër veçse të hedhin në erë BE-në.

Meloni nga ana tjetër, nuk e ka fare të vështirë të marrë masa edhe më drastike lidhur me çështjen “migracion”, që do i japë edhe më shumë epërsi politike në Itali.

Previous Story

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Bën Thirrje për Arrestimin e Menjëhershëm të Netaniahut: "Duhet të Zbatojmë Ligjin"!

Next Story

Polemika e Madhe (3)

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,