Rusia, Arabia Saudite & OPEC Godasin Ekonomitë e SHBAsë, Britanisë & Europës

/

Rusia dhe Arabia Saudite vendosën të ulin prodhimin e naftës dhe karnurante, një vendim ky që alarmoi SHBAnë dhe detyruan Presidentin Biden të deklarojë se nuk do i shesë më armë Arabisë Saudite, si dhe të ndërmarrë një seri masash kundër saj, pasi është e qartë, sipas Amerikës, se Arabia Saudite është shndërruar në aleate e Rusisë.

OPEC do të ulë prodhimin e karburanteve me 2 miliardë fuçi në ditë dhe ky vendim do të ketë konsekuenca në ekonominë e SHBAsë dhe Britanisë, duke marrë parasysh se ekonomitë e tyre janë në rënie dhe inflacion, ky vendim i çon ekonomitë e tyre drejt një tjetër shkatërrimi.

Pra lufta tashmë nuk po zhvillohet vetëm në Ukrainë, por kemi një luftë karburantesh, indirekt dhe direkt një luftë ekonomike. Pse OPEC po ul prodhimin e karburanteve? Dhe si do e ndikojë botën ky vendim?

OPEC është akronimi i “Organisation of Petroleum Exporting Countries”, i përbërë nga 14 shtete, mes të cilave, Iran, Irak, Katar, Arabia Saudite, Kuvajti dhe vende të tjera, përkrah Rusisë, që kanë formuar edhe Grupin “Open Plus”, që kontrollon 50% të prodhimit global të naftës dhe rreth 90% të rezervave botërore, që do të thotë se mund të kontrollojnë çmimin e naftës në afatshkurtër.

Për momentin këto vende nuk kanë asnjë interes të prodhojnë, ndaj dhe janë në sinkron, sepse mjaftojnë të shesin atë që kanë prodhuar në disafish të çmimit, që do të thotë më shumë fitime financiare

Grafiku i çmimit të naftës në 4 vitet e fundit:

Çmimi i fuçisë në prill 2022 shkoi në 110 dollarë, që shënoi dhe çmimin më të lartë në 40 vitet e fundit. Pse? Sepse Rusia është vendi i tretë për nga prodhimi.

Kjo rritje e çmimit të naftës shkaktoi rritje të inflacionit, sepse rriti çmimin e prodhimit, përpunimit, transportit, që për rrjedhojë shkaktoi rritje të çmimeve, që ndikojnë jetën e njerëzve të thjeshtë në të gjitha vendet.

Ky grafik tregon çmimin e naftës në periudhën pas Covid-it, gjatë fillimit të luftës dhe sot, kur OPEC vendos të ulë prodhimin, duke parë interesin e shteteve anëtare për të përfituar sa më shumë. Nga kjo situatë Amerika cënohet së tepërmi, kurse në Europë, situata është edhe më e keqe.

Inflacioni sot në Amerikë është në nivelet më të larta të 4 dekadave të fundit dhe rritja e çmimit të naftës e çon drejt reçensionit. Dhe teksa çmimi i naftës qëndron në shifra të larta, të ardhurat e Rusisë, që sot është në luftë, janë gjithmonë dhe në rritje, që përbën një problem për Amerikën.

Është për t’u theksuar se Rusia ka më shumë të ardhura në buxhetin e saj që prej fillimit të luftës. Grafiku më poshtë tregon qartë rritjen e të ardhurave në buxhetin rus, vetëm nga nafta, që është thuajse e dyfishuar.

Në këto kushte SHBAtë janë duke menduar të përdorin gjoba, konsekuenca, apo edhe ndëshkime ndaj vendeve të OPEC, me justifikimin se po e përdorin naftën si armë, ose e thënë ndryshe e kanë shndërruar naftën në armë lufte.

Në vitin 1945 Presidenti amerikan Russvelt dhe kreu i Arabisë Saudite vendosën që Amerika të furnizojë me armë Arabinë Saudite, ndërsa ajo të furnizojë me naftë Amerikën, me kushtin që blerja e fuçive të bëhej me dollarë amerikanë. Kështu dollari u bë monedha e shit-blerjes së naftës dhe karburanteve, diçka që po ndryshon këto 8 muajt e fundit.

Nëse Arabia Saudite vendos që të shesë naftë në rubla, atëherë do të ndodhë që bonuset bankare nga dollarë do të shndërrohen në rubla dhe do të kalojnë në Bankën Kombëtare Ruse.

Amerika po kërcënon Arabinë Saudite me mosdhënie armësh, por mes këtij vendimi humbet miliarda dollarë nga shitja e armëve, por nga ana tjetër Arabia Saudite ka filluar të blejë armë nga disa vende të Europës, fakt që deri diku kompeson tregun amerikan, nëse Amerika i vendos kushte, apo sanksione, për ta bërë Arabinë Saudite vend vurnerabël për nga pikëpamja e mbrojtjes.

Nga ana tjetër Europa po bën një fare strategjie për vendosjen e një çmimi tavan për naftën, por që në analizat e specialistëve është pa sens dhe nuk mund të qëndrojë në kushtet e tregut. Nëse Europa i vendos një çmim tavan Rusisë, kjo do e shesë naftën në Indi, nëpërmjet Kinës dhe kontrolli i kësaj shitjeje me ndërmjetës, është totalisht e paverifikusheme nga ndërkombëtarët. Për të mos përmendur faktin që sot Kina është duke i shitur Europës, naftën ruse.

Paralelisht kompanitë e transportit ‘shipping’ dhe ato të siguracioneve, shumica ndodhen në Europë, me seli në Angli dhe Zvicër dhe degë gjithandej. Mbyllja apo izolimi i Rusisë, por edhe i vendeve të tjera të OPEC shkakton përplasje të brendshme mes kompanive më të fuqishme europiane dhe qeverive të tyre, apo BEsë së gjermanizuar dhe nën kontrollin amerikan.

Kjo është historia e naftës midis Rusisë, Lindjes së Mesme dhe Perëndimit.

Dimër i acartë vjen në të gjitha drejtimet, ndaj dhe Europa duhet të mendojë realisht për qytetarët e saj, sepse mesa duket qytetarët e Rusisë, Kinës, Indisë, Lindjes dhe vendeve në aleancë, nuk po përjetojnë krizën që po përjetojnë europianët, për shkak të sanksioneve të ndërmarra kundër Rusisë, si dhe vlen të theksojmë se kjo po shënohet si humbja e parë e perëndimorëve në këtë luftë, që shkoi në ditën e 233 të saj.

Perëndimi flet për fitore, por përveçse krizës energjitike dhe ekonomike, hije apo shenjë fitoreje nuk ka askund në horizont.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ukraina: "Jemi 'de Facto' Anëtar i NATOs!"

Next Story

Tucker në Një Supervideo - Shpullë Zelenskit (video)

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,