Sipas burimeve të sigurta të informacionit publik zyrtar, u shfaq varianati i ri, një metamorfozë e virusit, i cili ka filluar të shtrihet me ritme të shpejta në Amerikë de Europë, varianat që po tërheq vëmendjen e strukturave të shëndetit publik në nivel global.
Kemi të bëjmë tani me varianatin “XEC”, që është një metamorfozë e versionit FLIRT.
Ky varianat virusi u has për herë të parë në Gjermani dhe prej atëherë janë gjetur raste në Holandë, por edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore. Në Shqipëri nuk është konstatuar ende asnjë pacient me këtë virus, zyrtarisht.
Sipas një mjeku amerikan në Kaliforni, që foli për Los Angeles Times, mund të duhen disa javë, akoma edhe muaj derisa virusi të fillojë të ndikojë seriozisht shëndetin e pacientit që e mbart.
Ky virus u shfaq, apo u konstatua në muajin maj, kur virusi “JN.1”, i la vendin një serie varianatesh të virusit, me kodin e emërtimit “FLIRT”.
Mjekët dhe shkencëtarët që vëzhdojnë virusin “XEC”, mbështesin idenë se mund të jetë varianti kryesor i virusit që do të bëhet domunues.
Versioni i ri ka shqetësuar disa mjekë pneumologë dhe epidemiologë.
Filluan shkencëtarët të mbjellin tmerrin, në funksion të kaosit.
Pneumologët e njohur u shfaqën të shqetësuar për nënvariantin e ri, duke thënë se tashmë kemi hyrë në një fazë endemike, ku koronavirusi ka shpërthime dhe reçesione.
“Virusi do të vazhdojë të ndryshojë, kjo me mutacione do të vazhdojë të ndodhë, sepse që ky virus të mbijetojë duhet të gjejë mikpritës, domethënë njeriun ku do të jetojë, nuk mund të jetojë diku tjetër… Pra do të vazhdojë të ndryshojë dhe do të bëhet edhe më infektiv”, deklarojnë mjekët për media-n ndërkombëtare.
Në lidhje me vaksinat e përditësuara dhe nëse ato mund të na mbrojnë kundër mutacioneve të fundit, mjekët vërejnë se vaksina që është në qarkullim sot “mbulon një përqindje të konsiderueshme të sëmundjeve të rënda”.
Që do të thotë se do të shkojmë drejt dozës së 7-të, 8-të dhe me radhë derisa të humbasim llogarinë?!