Një vepër që ka filluar të ndërtohet prej vitit 2011, që pengon hyrjen e pakontrolluar të emigrantëve nga Turqia, në Greqi. po kryehet tashme me ritme të përshpejtuara.
Mbetet edhe 1km për t’u përfunduar gardhin e hekurt, që fillon në fshatin kufitar Kastanies, vazhdon në Byssa, Psathades dhe arrin deri në Feres.
Vija kufitare e Greqisë me Turqinë në këtë zonë ka një gjatësi prej 180km, nga të cilat, 73km përshkohen nga gardhi i hekurt. Pjesa tjetër e fondit për ndërtimin e vazhdimit të gardhit do të vijnë nga fonde të qeverisë greke dhe fonde të Bashkimit Europian.
Pse kaq ngut nga qeveria greke për të përfunduar ndërtimin e gardhit për pjesën e mbetur? Mesa duket informacionet janë të tilla, që e bëjnë gardhin të domosdoshëm.
Dikur qeveritë ironizonin gardhin e Presidentit Trump me Meksikën, sot kjo praktikë është prezente në shumë vende të Europës, si në Poloni, Hungari, Bullgari, Danimarkë dhe gjetiu.