Ndërhyrje Tjetër nga Draghi: Jemi Një Hap Larg Fundosjes – Pa Borxh të Përbashkët BE-ja do të Shpërbëhet!

/

Pa borxh të përbashkët BE-ja do të shpërbëhet.

“Europa përballet me zgjedhjen e shpërbërjes, paralizës ose integrimit”, tha ish presidenti i BQE-së Mario Draghi.

Gjuhë e ashpër dhe paralajmërime të rrepta si për aftësinë e liderëve të vendit, ashtu edhe për politikat e ndjekura, rezervoi edhe një herë Mario Draghi, duke iu drejtuar eurodeputetëve, duke paralajmëruar se kërkohen 800 miliardë euro në vit për investime, emetim të borxhit të përbashkët dhe tregje të përbashkëta kapitali, për të mundësuar BE-në që të parandalojë kolapsin e saj.

“Nëse kundërshtoni ndërtimin e një integrimi real të tregut të vetëm të kapitalit dhe lëshimin e borxhit të përbashkët, kundërshtoni qëllimet tona të BE-së” vuri në dukje ai.

Në veçanti, të martën më 17 shtator, Mario Draghi përshkroi planin e tij për të përmirësuar konkurrueshmërinë e Europës, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë në sektorët kyç dhe vendosjes së objektivave të përbashkëta të investimeve.

Draghi, autor i një raporti mbi konkurrencën europiane të kërkuar nga Presidenti i Komisionit Europian, tha se BE-ja duhet të fokusohet në tre çështje kritike:

-Mbylljen e hendekut të inovacionit me SHBA-të dhe Kinën;
-Zhvillimin e një plani të përbashkët për të lidhur qëllimin e dekarbonizimit, me rritjen e konkurrencës dhe forcimin e sigurisë së Europës duke reduktuar varësinë e saj nga fuqitë e huaja ekonomike.
-Ruajtjen e mënyrës europiane të jetesës që do të duhet të bazohet në përmirësimin e konkurrencës dhe përmirësimin e bashkëpunit, si dhe integrim më të ngushtë midis kombeve të Europës.

Siç u përmend më lart, axhenda e propozuar e konkurrencës kërkon financim vjetor prej 750 – 800 miliardë euro për projektet, objektivat e të cilëve tashmë janë rënë dakord brenda BE-së.

Një pjesë e këtyre fondeve monetare mund të vijnë nga burime private dhe disa përmes investimeve publike me borxh të ri të përbashkët, të emetuar posaçërisht për të financuar projekte kyçe të përbashkëta, tha Draghi.

Pas prezantimit të tij, shumë eurodeputetë u pajtuan me analizën e tij, përkatësisht me atë se ekonomia e BE-së duhet urgjentisht të ndryshojë kurs.

Çfarë thanë eurodeputetët?

BE-ja duhet të fokusohet, argumentuan ata, në konkurrencën dhe inovacionin në sektorët kyç, së bashku me më shumë investime publike dhe private në transformimet sociale, të gjelbra dhe dixhitale.

Disa eurodeputetë kanë bërë thirrje për sovranitet më të madh dhe tregje më të lira dhe kanë theksuar se luftimi i ndryshimeve klimatike po saboton ekonominë e BE-së.

Të tjerë vunë në dukje se rritja është në përputhje me teknologjitë e pastra inovative dhe investimet sociale për të ndihmuar qytetarët të përshtatin aftësitë e tyre.

Sfidat

Raporti i Draghi-t parashtron sfidat kryesore që BE-ja duhet të trajtojë përmes një strategjie të re industriale, e cila do të përfshijë uljen e çmimeve të energjisë, rritjen e konkurrencës dhe rritjen e investimeve në mbrojtje.

BE duhet gjithashtu të përshtatet me një botë ku “varësitë bëhen të brishta dhe nuk mund të mbështetet më tek të tjerët për sigurinë e saj”, thuhet në raport, duke përmendur varësinë e BE-së nga Kina për mineralet kritike dhe varësinë e Kinës nga BE-ja për të absorbuar mbikapacitetin industrial.

Niveli i lartë i hapjes tregtare të BE-së do ta lërë atë të ekspozuar nëse tendencat drejt autonomisë së zinxhirit të furnizimit përshpejtohen, vazhdon raporti.

Rreth 40% e importeve të Europës vijnë nga një numër i vogël furnizuesish që janë të vështira për t’u zëvendësuar dhe rreth gjysma e këtij vëllimi vjen nga vende me të cilat blloku nuk është “i lidhur strategjikisht”, thotë ai.

BE-ja duhet të sigurojë që varësitë të mos rriten dhe të përpiqet “të shfrytëzojë potencialin e burimeve vendase përmes minierave, riciklimit dhe inovacionit në materiale alternative”.

Për tregun e përbashkët

Qëllimet e tjera përfshijnë zbatimin e plotë të tregut të përbashkët, i cili përfshin 440 milionë konsumatorë dhe 23 milionë kompani, duke reduktuar fërkimet tregtare.

Blloku kërkon gjithashtu të sigurojë që politika e tij e konkurrencës të mos bëhet “pengesë për qëllimet e Europës”, veçanërisht në sektorin e teknologjisë.

Koalicioni europian duhet gjithashtu të lehtësojë “nevojat e mëdha për investime, të cilat nuk janë parë për gjysmë shekulli në Europë”, përmes një përzierjeje financimi privat dhe mbështetjeje publike.

BE ndërkohë përballet me një “deficit inovacioni” që duhet të trajtohet nëpërmjet reformave, thotë raporti.
Raporti i përgjithshëm i investimeve ndaj PBB-së së BE-së do të duhet të rritet me rreth 5 pikë përqindjeje të PBB-së së BE-së në vit, në nivelet e parë të fundit të viteve 1960 dhe 1970, për të përmbushur objektivat e mbrojtjes, dixhitalizimit dhe dekarbonizimit.

Për hapat për mobilizimin e financave private, raporti rekomandon kalimin e Autoritetit Europian të Letrave me Vlerë dhe Tregjeve (ESMA) nga një koordinator i rregullatorëve kombëtarë, në një rregullator i vetëm për të gjitha tregjet e letrave me vlerë të BE-së, i aftë për t’u fokusuar në objektivat parësorë, të ngjashëm me letrat me vlerë të SHBA-ve; Komisioni i Shkëmbimit (SEC).

Në duart e Komisionit

Raporti u porosit vitin e kaluar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, e cila u zgjodh për një mandat të dytë 5-vjeçar në korrik dhe do të emërojë komisionerë të rinj këtë javë.
Gjetjet “do të ndezin një debat kritik për të ardhmen e BE-së/Eurozonës, por nuk ka nevojë të mbani frymën”, tha Lorenzo Codogno, themeluesi i Lorenzo Codogno Macro Advisors.

“Asgjë nuk do të ndodhë derisa Komisioni i ri të jetë plotësisht funksional, dhe madje edhe pas kësaj, situata politike e vështirë, e fragmentuar dhe e brishtë në Shtetet Anëtare e bën të vështirë marrjen e mbështetjes së nvojshme politike për veprim.

Megjithatë, disa surpriza nuk mund të përjashtohen dhe për këtë arsye debati politik që pason duhet parë me kujdes”, tha ai.

“Jo” gjermane Draghit. Lindner refuzon propozimin për një borxh të përbashkët europian.

Iu deshën më pak se tre orë që Ministri i Financave të Gjermanisë të refuzonte prerë propozimin e Mario Draghit për të nxjerrë më shumë borxhe të përbashkëta europiane, për të nxitur investimet.

Në raportin e tij të shumëpritur mbi konkurrencën e Bashkimit Europian, ish presidenti i Bankës Qëndrore Europiane i bëri thirrje BE-së të investojë deri në 800 miliardë euro më shumë në vit për ta bërë bllokun më konkurrues dhe të angazhohet për emetimin e rregullt të obligacioneve të përbashkëta, për të konkurruar me Kinën dhe SHBA-të.

Draghi i kërkoi bllokut të zhvillojë teknologjitë e tij të përparuara, të krijojë një plan për të përmbushur qëllimet e tij klimatike dhe të forcojë mbrojtjen dhe sigurinë e lëndëve të para kritike, duke e quajtur projektin një “sfidë ekzistenciale”.

Christian Lindner tha për Politico se reciprokimi i “risqeve dhe detyrimeve krijon probleme demokratike dhe fiskale. Gjermania nuk do të pajtohet me këtë”, theksoi Lindner.

“Problemi ynë nuk është mungesa e subvencioneve por barra e burokracisë dhe ekonomisë së planifikuar”, shtoi ai.

“Rritja e borxhit të qeverisë rrit kostot e huamarrjes, por nuk krijon domosdoshmërisht më shumë rritje”, vuri në dukje ai.

Shënim: Përplasja e madhe po vjen, sido që të bëjnë, sado të ulërijnë, nuk e shmangin dot… Dhe Draghi e di shumë mirë këtë, veçanërisht duke parë vendin e tij, Italinë, duke e tërhequr së pari vallen në një ekonomi, ku fatkeqësia po vjen. Por gabimet paguhen dhe në këtë rast do të paguhen shumë shtrenjtë dhe nuk do të ketë falje për asnjë prej tyre!

Previous Story

Gardhi i Hekurit në Kufirin Greko-Turk në Evros - Ka Mbetur 1km për të Përfunduar Seksionin e Ri 35km

Next Story

Putin Urdhëron Rritje të Ushtrisë Ruse

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,