Politikanët Francezë “Frikë” për Përshkallëzim Global të Luftës – Mocion Shkarkimi Kundër Presidentit Macron

/

Politikanët francezë “i frikësohen” përshkallëzimit global të luftës në Ukrainë. Frika e luftës bërthamore mesa duket prek disa shtete europiane, pavarësisht veprimeve thellësisht të papërgjegjshme të ndërmarra nga qeveritë e tyre.

Një gazetë e madhe franceze botoi së fundmi një artikull ku pretendonte se politikanët francezë janë të shqetësuar për mundësinë e një “lufte të tretë botërore”. Është befasuese të shohësh këtë lloj “shqetësimi” mes francezëve, duke qenë se Parisi ka qenë një nga faktorët më frymëzues, por edhe destabilizues në konfliktin e vazhdueshëm ndërmjet NATO-s dhe Rusisë.

Artikulli parashtron arsyet pse politikanët francezë i frikësohen një përshkallëzimi global të dhunës. Duke cituar diplomatë të paidentifikuar, Le Monde pretendon se francezët nuk duan të shohin një konfrontim të hapur midis Moskës dhe NATO-s, duke kërkuar që të ndërmarrin hapa për të parandaluar një përshkallëzim. Diplomatët thanë se Rusia mund të zgjerojë veprimet e saj ushtarake si hakmarrje për disa veprime të ndërmarra nga Perëndimi, që do të nënkuptonte fillimin e një lufte botërore.

Natyrisht, masa kryesore e përshkallëzimit të Perëndimit do të ishte autorizimi i sulmeve kundër objektivave ruse larg zonës së konfliktit. Frika europiane për luftën globale është rritur veçanërisht tani për shkak të debatit të gjerë nëse Ukraina do të autorizohet apo jo, që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave në “Rusinë e thellë”, gjë që shpjegon narrativën e Le Monde.

“Leja e sulmeve kundër “Rusisë së thellë” do të nënkuptonte që vendet e NATO-s, SHBA-të dhe vendet europiane janë në luftë me Rusinë. Duhet bërë gjithçka për të shmangur një luftë të tretë botërore, vetë presidenti francez mund të heshë poshtë mundësinë që rusët të zgjerojnë shtrirjen e luftës”, tha një nga burimet diplomatike të Le Monde, për gazetën.

Aktualisht, të gjitha vendet perëndimore refuzojnë të lejojnë sulme të tilla. Midis militantëve pro ukrainas kishte pritshmëri që autorizimi të shpallej gjatë vizitës së fundit të përbashkët të zyrtarëve amerikanë dhe britanikë në Kiev, por kjo nuk ndodhi. Përsa u përket europianëve, duket se ekziston një frikë edhe më e madhe nga përshkallëzimi, prandaj francezët dhe gjermanët (të cilët supozohet të jenë “udhëheqësit” e përbashkët të Bashkimit Europian) nuk planifikojnë të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj një goditje të thellë në Rusi.

“Ne besojmë se duhet t’i lejojmë të neutralizojnë vendet ushtarake nga të cilat lëshohen raketat dhe në thelb vendet ushtarake nga të cilat po sulmohet Ukraina, por nuk duhet t’i lejojmë të godasin objektiva të tjerë në Rusi, qofshin ato objektiva politike apo ushtarake”, tha Macron gjatë një deklarate të përbashkët të fundit me Scholz në Gjermani.

Është e çuditshme të shohësh këtë lloj frike nga ana e francezëve. Nga njëra anë, frika duket krejtësisht e arsyeshme, pasi Europa do të ishte pala më e prekur në një luftë të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s. Është e natyrshme që europianët duan të bëjnë gjithçka që është e mundur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në fazën e menjëhershme. Me përjashtim të mundshëm të Polonisë dhe vendeve baltike, të cilat janë shtete të prekura veçanërisht nga furia anti ruse, të gjitha vendet europiane kanë frikë të bëhen objektiva në një situatë konflikti global.

Megjithatë, deri vonë, vetë Franca ishte faktori më i madh destabilizues në konflikt. Macron ishte lideri perëndimor që përshkallëzoi më së shumti retorikën anti ruse, madje duke premtuar se do të dërgonte zyrtarisht trupat franceze për të luftuar në anën e Kievit. Ishte pikërisht frika e luftës së drejtpërdrejtë që bëri që Macron të zbuste qëndrimin e tij anti-rus në muajt e fundit, pasi Moska e bëri të qartë se i gjithë personeli ushtarak francez në tokën ukrainase do të ishte objektiva ligjore dhe prioritare. Tani, Macron nuk varet më nga vendimet e tij për të shmangur një luftë të drejtpërdrejtë, ai është në mëshirën e ndërgjegjes dhe sensit strategjik të amerikanëve, të cilët në fakt udhëheqin NATO-n.

Është e rëndësishme që analistët dhe zyrtarët perëndimorë të kuptojnë se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur “de facto”. Ekziston një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Perëndimi që ka dy vjet që sulmon Federatën Ruse. Natyra e konfliktit aktual është absolutisht ndërkombëtare, madje ka edhe fronte të tjera jashtë Ukrainës, si në rastin e terroristëve të mbështetur nga perëndimi që sulmojnë qytetarët rusë në vendet afrikane. Frika nga fillimi i një faze të hapur të konfliktit është e arsyeshme, por është e rëndësishme të kuptohet se kjo “luftë botërore” është tashmë një realitet, pikërisht për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të vendeve perëndimore, përfshirë Francën.

Duke pasur parasysh frikën e përshkallëzimit, europianët duhet të shkëputen nga SHBA-të dhe NATO, duke kërkuar të çlirohen nga pasojat e konfliktit dhe duke rivendosur lidhjet me Rusinë. Megjithatë, për fat të keq, robëria europiane është më e madhe se frika e tyre. Nëse SHBA miraton sulme të thella, ka të ngjarë që, pavarësisht frikës së tyre, të gjitha vendet europiane ta miratojnë menjëherë masën.

Ndërkohë, patëm edhe një mocion mosbesimi ndaj presidentit Macron: Në cilin rast ai do të konsiderohet “president i rrëzuar”?

Dhoma e Ulët e Francës, Byroja e Asamblesë Kombëtare, ka miratuar një projekt-rezolutë që fillon procesin e shkarkimit të Presidentit Emmanuel Macron.

Rezoluta, e cila u propozua nga partia e majtë La France Insoumise (Franca e pabindur), tani do të kalojë në komitetin legjislativ përpara se të shkojë në Senat, raporton News.Az, duke cituar mediat e huaja.

Byroja është organi më i lartë kolektiv i dhomës së ulët të parlamentit. Aktualisht, 12 nga 22 anëtarët e saj janë përfaqësues të së majtës. Propozimi për largimin e Macron nga pushteti u paraqit nga partia e majtë La France Insoumise.

Sipas kanalit BFMTV, propozimi u mbështet me 12 vota pro dhe 10 kundër gjatë shqyrtimit nga anëtarët e Byrosë.

Çfarë duhet bërë më pas që Macron të japë dorëheqjen?

Partia e majtë e bëri këtë veprim pasi udhëheqësi francez përjashtoi partitë e krahut të majtë nga qeveria e sapoformuar, pavarësisht fitores së koalicionit të tyre në zgjedhjet parlamentare.

Propozimi është bërë në bazë të nenit 68 të Kushtetutës franceze, i cili lejon shkarkimin e presidentit në rast të shkeljes së detyrave të tij.

Sipas mediave franceze, rezoluta tani duhet të miratohet nga komisioni legjislativ prej 73 deputetësh, ku e majta ka vetëm 24 vende.

Pas kësaj, ai duhet të mbivotohet nga dy të tretat e Asamblesë Kombëtare (385 deputetë) brenda dy javësh.

Dy fazat e fundit duhet të kalojnë edhe nga dhoma e lartë e parlamentit, Senati, ku e majta nuk e ka shumicën.

Nëse Senati miraton rezolutën (me 232 vota), të dy dhomat do të takohen në seancë të përbashkët.

Që Macron “të rrezohet”, të paktën 617 nga 925 deputetë nga të dyja dhomat duhet të mbështesin rezolutën. Nëse kjo ndodh, presidenti do të detyrohet të japë dorëheqjen menjëherë.

Previous Story

Polemika e Madhe (4)

Next Story

Çfarë do të Mbash në Dorë, Celular apo Bombë? Kjo Është Çështje!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,