Koha e Profecive – Profecia për Libanin

/

Kur para disa muaj disa më pyetën nëse ishte koha e Iranit, u përgjigja se po vjen koha për pushtimin e Libanit të Jugut dhe fillimin e një lufte të madhe në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë të gjitha vendet në rajon, përfshi edhe Iranin.

Prej vitesh citoj tekste që tregojnë me detaje atë që po vjen. Sot do të citoj tekstet për Libanin. Tekstet përmendin shkatërrimin e plotë të qyteteve portuale të Libanit, Tiros dhe Sidonit.

Koha kundër Hezbollahut fillon.

Fjala profetike kundër Tirit dhe Sidonit.

Dhjata e Vjetër, nga Isai, kapitulli 23.

1. Profecia kundër Tiros. Rënkoni, o anije të Tarshishit, sepse Tiro është shkatërruar dhe nuk kanë mbetur as shtëpitë as porti. Ky lajm iu erdhi nga vendi i Kitimit.

2. Mos hapni gojën, o banorë të bregut të detit, o tregtarë të Sidonit; ata që çajnë detet ju kanë mbushur me pasuri.

3. Nëpërmjet ujërave të mëdha gruri i Shihorit, prodhimi i lumit, ishte e ardhura e tij; dhe ai ishte tregu i kombeve.

4. Ki turp, o Sidon, sepse ka folur deti, kalaja e detit, duke thënë: “Unë nuk kam pasur dhimbje, as kam lindur fëmijë; nuk kam ushqyer të rinj, as kam rritur virgjëresha”.

5. Kur lajmi do të arrijë në Egjipt, do të hidhërohen për lajmin e Tiros.

6. Kaloni në Tarshish, vajtoni o banorë të bregut të detit!

7. Ky qenka qyteti juaj i qejfeve, prejardhja e të cilit është e lashtë? Këmbët e tij e çonin të banonte në toka të largëta.

8. Kush, pra, e ka vendosur këtë kundër Tiros, dhurues kurorash, tregtarët e të cilit ishin princa dhe dyqanxhinjtë e të cilit ishin njerëzit e nderuar të dheut?

9. E ka vendosur Zoti i ushtrive, për të errur krenarinë nga çfarëdo shkëlqimi, për të ulur gjithë njerëzit e nderuar të dheut.

10. Kalo nëpër vendin tënd si Nili, o bijë e Tarshishit, nuk ka më forcë.

11. Zoti ka shtrirë dorën e tij mbi detin, i ka bërë mbretëritë të dridhen, për Kanaanin ka urdhëruar t’i shkatërrohen kalatë e tij.

12. Ai ka thënë: “Ti nuk do të vazhdosh të gëzohesh, o bijë e Sidonit, virgjëreshë që ke humbur nderin”. Çohu, kalo në vendin e Kitimit; as aty nuk do të gjesh prehje.

13. Ja vendi i kaldeasve: ky popull nuk ekzistonte fare; Asiri e themeloi për kafshët e shkretëtirës. Ata kanë ngritur kalatë e tyre, kanë rrënuar pallatet e Tiros dhe e kanë katandisur në një grumbull gërmadhash.

14. Rënkoni, o anije të Tarshishit, sepse kalaja juaj është shkatërruar.

15. Atë ditë do të ndodhë që Tiro të harrohet për shtatëdhjetë vjet, aq sa janë vitet e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetëve do të ndodhë në Tiro ashtu siç thotë kënga e prostitutës:

16. “Merr qesten, sillu nëpër qytet, o prostitutë e harruar; bjeri me zotësi veglës, shumo këngët që të mund të të kujtojnë”.

17. Pas shtatëdhjetë vjetëve do të ndodhë që Zoti do të vizitojë Tiron, që do të kthehet në pagën e vet dhe do të kurvërohet me të gjitha mbretëritë e botës mbi faqen e dheut.

18. Por fitimi nga tregtia e tij dhe paga e tij do t’i shenjtërohen Zotit; nuk do të mblidhet as nuk do të vihet mënjanë, sepse fitimi nga tregtia e tij do t’u shkojë atyre që banojnë përpara Zotit, me qëllim që të hanë sa të ngopen dhe të vishen në mënyrë të shkëlqyeshme.

***

Profeti Zakaria, kapitulli 9, Lavdia e Ardhme e Izraelit.

Në mes të ngjarjeve në Lindjen e Mesme po botojmë një kapitull tjetër të profetit Zakaria, për atë që do të ndodhë në rajon.

Lavdia e ardhshme e Izraelit- Zgjerimi i kufijve

1. Orakulli i fjalës së Zotit kundër vendit të Hadrakut dhe Damasku vendpushimi i tij (sepse sytë e njerëzve të të gjitha fiseve të Izraelit i drejtohen Zotit),

2. dhe kundër Hamathit, që është në kufi me të, dhe kundër Tiros dhe Sidonit, ndonëse ata janë shumë të urtë.

3. Tiro ka ndërtuar një fortesë dhe ka grumbulluar argjend si pluhur dhe ar si balta e rrugëve.

4. Ja, Zoti do ta rrëzojë nga fuqia dhe do të shkatërrojë pushtetin e tij në det, dhe ai do të konsumohet nga zjarri.

5. Ashkeloni do ta shohë dhe do të ketë frikë, edhe Gaza do të përpëlitet nga dhembja e madhe dhe po kështu Ekroni, sepse shpresa e tij do të pësojë zhgënjim. Mbreti do të zhduket nga Gaza dhe Ashkeloni nuk do të banohet më.

6. Një popull bastard do të banojë në Ashdod, dhe unë do të asgjësoj krenarinë e filistenjve.

7. Do të heq gjak nga goja e tij dhe gjërat e neveritshme nga dhëmbët e tij, dhe ai gjithashtu do të jetë një i mbetur për Perëndinë tonë dhe do të jetë si një kryetar në Judë, dhe Ekroni si jebuseu.

8. Do të fushoj rreth shtëpisë sime për ta mbrojtur nga çfarëdo ushtrie, nga kush shkon dhe kush vjen; asnjë shtypës nuk do të kalojë më nga ata, sepse tani pashë vetë me sytë e mi.

9. Ngazëllo me të madhe, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi një gomar të ri.

10. Unë do t’i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftës do të asgjësohen. Ai do t’u flasë për paqe kombeve; sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det, dhe nga Lumi deri në skaj të dheut.

11. Sa për ty, për shkak të gjakut të besëlidhjes sime me ty, i çlirova robërit e tu nga gropa pa ujë.

12. Kthehuni në fortesë, o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin.

13. Do ta përkul Judën për mua si harkun tim dhe me Efraimin do ta mbush me shigjeta, dhe do t’i ngre në këmbë bijtë e tu, o Sion, kundër bijve të tu, o Javan, dhe do të të bëj si shpata e një njeriu të fuqishëm.

14. Atëherë mbi ta do të duket Zoti dhe shigjeta e tij do të niset si një rrufe. Zoti, Zoti, do t’i bjerë borisë dhe do të përparojë bashkë me shakullinat e jugut.

15. Zoti i ushtrive do t’i mbrojë; kështu ata do të gllabërojnë dhe do të shkelin gurët e hobeve të armiqve të tyre, do të pijnë dhe do të bëjnë zhurmë si të nxitur nga vera dhe do të jenë plot me gjak si legenët e vegjël që përdoren për flijime, si brirët e altarit.

16. Zoti, Perëndia i tyre, do t’i shpëtojë atë ditë, si kopeja e popullit të tij, sepse do të jenë si gurët e çmuar të një kurore, që do të ngrihen lart si një flamur mbi tokën e tij.

17. Sa e madhe do të jetë mirësia e tij dhe sa e madhe bukuria e tij! Gruri do t’i rritë të rinjtë, dhe mushti vajzat.

Previous Story

Drejtori i Shërbimit Sekret Flet për Konfliktin Global, Ndërsa NATO Dëshiron Sulme të Thella në Rusi!

Next Story

Video: Momenti Kur Statuja i Ra në Kokë & Vrau Turisten 30-vjeçare në Napoli, Itali!

Latest from Info