Video: Momenti Kur Statuja i Ra në Kokë & Vrau Turisten 30-vjeçare në Napoli, Itali!

/

Po hetohet nëse statujën e kanë hedhur fëmijë.

Një video që është bërë publike ka kapur momentin kur statuja ra dhe plagosi për vdekje 30-vjeçaren Chiara Jaconis, teksa po ecte në një rrugicë në Napoli, Itali.

Video tregon tingullin rrëqethës që bëri statuja kur goditi turisten në kokë, ndërsa ajo po ecte me partnerin e saj.

Sipas mediave italiane, skenari më i mundshëm është që statuja të jetë hedhur nga dy fëmijë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Autoritetet italiane kanë arrestuar tashmë prindërit e dy fëmijëve dhe i kanë akuzuar për vrasje.

Jaconis, e cila kishte udhëtuar drejt Italisë për të festuar ditëlindjen, u dërgua e plagosur rëndë në spital ku përfundoi dy ditë më vonë për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në tru.

30-vjeçarja fatkeqe me origjinë nga Padova punonte si menaxhere në Prada dhe sipas profilit të saj në LinkedIn menaxhonte 15 dyqane të markës së famshme në Francë, Monako dhe Belgjikë, ku dhe punonte.

Previous Story

Koha e Profecive - Profecia për Libanin

Latest from Info