43 “Prostitutat” e Pragës dhe “Davaxhiu” nga Anadolli

Kryetarët e 44 vendeve europiane, ditën e enjte u takuan në Pragë të Çekisë, ku diskutuan për krizën energjitike, ekonominë dhe kryesisht për invazionin Rus në Ukrainë. Turqia ishte vend i ftuar, si vëzhgues.

Në darkën e organizuar për të gjithë dhe të kryesuar nga presidenti francez Macron, Sulltani nga Anadolli, Erdogani i Turqisë, në tavolinën e darkës i kërkoi territore Greqisë, duke iu drejtuar Mitsotakis.

43 Prostitutat që ishin mbledhur të diskutonin për pushtuesin rus, u hasën me një pushtues në tavolinën e darkës, që më shumë se pushtues, fillimisht u duk që ishte “davaxhiu” i tyre dhe dhunuesi i Greqisë.

43 vende që dëgjuan hapur, me zë dhe figurë kërcënimet e Erdogan kundrejt Greqisë, HESHTËN. Këto “prostituta” që çirren dhe ulërijnë për Putin dhe Rusinë heshtën përballë “davaxhiut” Sulltan dhe Greqisë europiane që i tha se “nuk mund të cënosh sovranitetin e Greqisë”, por asnjë fjalë a frazë nuk u tha prej askujt tjetër.

Nëse ka ende ndonjë që dyshon që këta 43 janë “prostituta” politike dhe ky, njëri është “davaxhiu”, atëherë ky person është individ i rrezikshëm për shoqërinë.

***

Tani do ju bëj një analizë dhe pak histori që të kujtojmë dhe kuptojmë çfarë kanë bërë “prostitutat” dhe “davaxhiu” në thellësi të shekujve, deri edhe dje, por edhe të vëmë në dukje Greqinë e tulatur, që “OXI”-n (JO-në) e të parëve, që e ka thënë me armë dhe luftëra shumë herë, që nga beteja e Salaminës, tek Bizanti dhe deri tek lufta Italo-Greke 1941, e ka harruar (por jo populli, qeveritë), i shmanget dhe është për turp të saj.

Që të bëjmë analizën e asaj që ndodh, duhet ta shikojmë të gjithë tablonë dhe jo vetëm pjesë të saj. Çdo informacion, apo lajm është simptoma e një sëmundjeje patogjene, kjo është edhe marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë. Patogjen është mendimi, opinioni dhe pozicionimi që ka Turqia për Greqinë, me mbështetjen e “prostitutave”.

Nuk ka rëndësi sesi e interpretojmë ne Turqinë, rëndësi ka se çfarë beson Turqia për Greqinë dhe ne të gjithë duhet ta dëgjojmë, jo duke e kundërshtuar, por duke u përpjekur për ta kuptuar. Dhe në plasaritjet e argumentave politike, historike dhe në çedimet e pozicionimeve të Turqisë, të mund të godasim për ta neutralizuar.

Nëse Greqia sot mendon se, “le të flasë Turqia”, ka për të humbur, sepse kjo është edhe “Alfa” e funksionimit me kundërshtarin, marrja seriozisht e çdo veprimi dhe qëndrimi.

Turqia tani u kujtua që para 200 vitesh Greqia ka bërë një Kryengritje (sepse nuk ishte revolucion, nuk u përmbys ndonjë sistem helen) dhe fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomana, për këtë shkak duhet të ndëshkohet (këto shkruajnë historianë dhe akademikë turq) dhe të kthehet në gjirin e Turqisë moderne, siç e quajnë, megjithëse nuk janë kaq qemalistë këta të sotmit, janë veçse sulltanë, në gjurmët e Sulltanit të Kuq dhe jo vetëm.

Dhe pse pikërisht ecin në gjurmët e Sulltanit të Kuq (siç e quajtën shkrimtarë francezë Abdyl Hamitin, Halifin një lloj “Pape” i Islamit), jo vetëm sepse bëri genocid ndaj armenëve, por sepse në vitin 1899 me urdhër të amerikanëve ndërhyu në Indonezi, me një seri letrash, korrespodence, duke bërë të mundur që amerikanët të hyjnë në Indonezi jo me ushtri, por mes tregëtise dhe aktivitetesh të tjera, pa u konfrontuar me popullsinë vendase.

Këtë filozofi pra, të ndërmjetësit Halif, luan edhe Erdogan, i cili çuditërisht u cilësua si Halif (jo zyrtarisht), ditën që hyri në Shën Sofi dhe UNESCO dhe bota e krishterë heshtën sërish.

Këtë rol, të Halifit, kishte “davaxhiu” i Anadollit, në takimin e Pragës. Në këtë takim kafene, ku u mblodhën “prostitutat” politike dhe bënë një dorë muhabet, sollën edhe “davaxhiun” me ftesë të Francës që dhe kryesonte “kafenenë” politike të Pragës.

Të mos harrojmë që Franca ka vendosur e para në Europa, marrëdhënie tregtare dhe ekonomike me Otomanët që në vitin 1535 dhe i ruajti ato të fuqishme deri në dekadat e para të viteve 1800, kur filloi të luante me interesa të dyfishtë, edhe me Perandorinë Otomane edhe me Greqinë.

Të mos harrojmë gjithashtu vitin 1921, Franca bëri aleancë të fuqishme me Turqinë dhe e parapërgatiti për kundërsulm ndaj Greqisë dhe më pas erdhi viti 1922 dhe shkëmbimi i popullsive, si dhe humbja tërësore e Kostandinopojës.

Por të kujtojmë edhe vitin 1939 kur turqit me ndihmën e francezëve morën Aleksandretën nga Siria dhe e bënë territor të Turqisë, një Siri që ishte nën monitorimin e francezëve në kuadër të shpërbërjes tërësore të Perandorisë Otomane. Dhe e dini si ka ndodhur? Është bërë një referendum, populli nën monitorimin e francezëve pranoi të bashkohet me Turqinë dhe ky vendim u zyrtarizua dhe u njoh. Por janë po të njëjtët francezë që referendumet e 4 Rajoneve në Ukrainë nuk i njohin. Çështje prostitutash mesa kuptoni.

Me këtë megallomani shkoi në Pragë si vëzhgues Erdogani. “Më ftuat juve” u thotë atyre, “juve ju duhem, ndaj dhe më thirrët”. Dhe që të lexoni edhe të pathënat darkës së “prostitutave”, nga burim qeveritar grek, Erdogani i drejtohet Macronit, pa kortezi, pa titullin president, thjesht me ‘Macron’ në darkë dhe i thotë: “Macron do të vish në bashkimin e vendeve turke?” – dhe nënkuptonte Bashkëpunimin e Shangait, ngaqë një pjesë e vendeve të asaj pjese të Azisë kanë popullsi muslimane, turke për Erdoganin. Nga ana tjetër Macron i përgjigjet, edhe me gjysëm shaka: “Do të vij!” Erdogan pason menjëherë duke i thënë: “Ja pra nuk është gjithçka Europa”. Këto biseda, këto dialogë, nuk duhen anashkaluar, as nuk duhen nënvleftësuar. Në këtë formë dhe mes këtyre fjalëve Erdogan i kujtoi Macron-it interesat që ka Franca me Turqinë dhe në Azi, interesa që në vitet 1500.

Domethënë Sulltani shkoi në Pragë dhe ju tha, ofroj aleancë, ju bëj edhe punët e pista po të doni, kundrejt shpërblimit.

Kurse pala greke, vatra e kulturës dhe civilizimit europian, nga një anë vepron mirë që nuk ndjek ritmin e Turqisë teksa provokohet, ka potencën ushtarake të përballet realisht me Turqinë, edhe pse demokrafikisht raportet janë 1 me 8, por në Pragë Greqia shkoi dhe kërkoi aleancë dhe dialog. Përse dhe kujt i kërkon aleancë dhe dialog, “prostitutave” apo “davaxhiut”?

E kuptoni ndryshimin mes Turqisë që shkon dhe ofron çfarë mund të japë, kurse të tjerët kërkojnë. Kjo politikë është shkatërruese, ose në rastin më të mirë e bën edhe më agresiv Sulltanin teksa i shikon në pozicion mbrojtjeje të tjerët dhe jo në sulm.

Shkon Erdogan në Pragë, në mes të darkës dhe në fund të fjalës së tij i kërkon Greqisë direkt dhe indirekt territore dhe asnjë nga shtete prezente, asnjë kryetar shteti nuk foli, nuk reagoi, nuk mbajti qëndrim ndaj fjalëve të një shteti vëzhgues në atë takim, jo anëtar, siç ishte Turqia, deklaratë që cënoi sovranitetin e Greqisë vend anëtar. Kjo është fytyra e “prostitutave” politike, që ishin mbedhur për të varur në litar pushtuesin rus, por që përballë “davaxhiut”, pushtuesit turk heshtën.

Hallizhverish, pazar, janë terma të njohur të mentalitetit turk, që europianëve të kryqëzatave duket se u është një “kostum” që herë-herë ju shkon, duan ta veshin, e kanë të nevojshëm, deri diku natyrë të dytë.

Dhe të gjitha këto nuk bëhen për 23 ishujt që kërkon Turqia, por për pasuritë e gazit dhe naftës në Egje, dhe interesat e amerikanëve, francezëve dhe anglezëve në këtë hapësirë detare janë të barazvlefshme me ato të Turqisë. Kurse Gjermania është këmbëza e katërt e fronit, një histori tjetër e dhimshme për Greqinë, Ballkanin dhe gjithë Europën.

Tani mund të bëni vetë krahasimet dhe ballafaqimet mes Rusissë dhe Europës, mes Turqisë dhe Europës. Unë mendoj që Rusia në Europë është vlerë e shtuar, ndërsa Turqia në Europë është një plagë e shtuar.

Europa ndërmer sanksione ndaj Rusisë, por kurrësesi nuk mendon se duhet të marrë sanksione ndaj Turqisë, teska ka më shumë se dy vite që çdo ditë cënon territorin ajror dhe detar grek, domethënë territor të Bashkimit Europian. Kjo është fytyra e politikës europiane, kush i beson, bën mirë të vaksinohet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tërmet në Planet nga Zbulimet e "Judical Watch" për Vaksinën Covid

Next Story

Gjermani: AfD Protestë Kundër Qeverisë, Pro Rusisë

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,