Bashar al-Assad Kërcënon Izraelin

/

Deklaratë e kreut të shtetit të Sirisë, Bashar al-Assad për Izraelin, teksa mendon që mësymja e Izraelit në vendet e Lindjes së Mesme do të prekë edhe Sirinë.

Në një deklaratë të tij al-Assad tha: “Çdo herë që φορά Izraeli ka goditur Sirinë, Siria është përgjigjur me mënyrën e saj dhe vetëm izraelitët kuptojmë se çfarë jam duke thënë.

Mundet që të mos i përgjigjemi raketave me raketa, plumbave me plumba dhe përgjigja nuk duhet detyrimisht që të bëhet publike. Por izraelitët e dinë mirë se çfarë dua të them…”.

Por mesazhi është mëse i qartë për të gjithë.

Por a rrezikon realisht Siria nga një sulm izraelit? Të gjithë analistët e gjeopolitikës, por edhe burime të informacionit lidhur me luftën dhe planet e Izraelit, i mëshojnë faktit se, edhe Siria është në listën e vendeve të Lindjes së Mesme që do të goditet nga Izraeli.

Por përpara se të ndodhë kjo, Izraeli po lufton për të asgjësuar tërësisht Hamas-in dhe Hezbollah-un, dy organizata që i ka dëmtuar ndjeshëm në njerëz, drejtues dhe armë, dy organizata që po duket se janë braktisur nga Turqia dhe Irani, që po bëjnë thirrje për paqe, edhe pse vrasjet që ka bërë pala izraelite në ta, janë të panumërta.

Cila është potenca e Sirisë që i jep këtë avantazh për reagim paraprak përballë Izraelit? Mos ndoshta Rusia?

Previous Story

Erdogan për Scholz: "Ne Presim Mbështetje për Zgjidhjen e Çështjes VISA të Hyrjes së Shtetasve Turq në Vendet e Zonës Schengen"!

Next Story

Pse Lindin më Shumë Djem pas Luftës?

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,