Kryeministrit të Sllovakisë i Dërgohet Një Plumb me Postë!

/

Muaj pas sulmit gati fatal ndaj tij.

Kryeministri sllovak Robert Fico mori një zarf që mbante një plumb, nga një dërgues i panjohur, tha qeveria. Çështja tani i është referuar policisë sllovake, tha zyra e shtypit e qeverisë për Politico.

Kërcënimi vjen pas një atentati ndaj Ficos në maj, që tronditi Europën dhe ekspozoi shoqërinë thellësisht të polarizuar të Sllovakisë, mbi kundërshtimin e Ficos ndaj furnizimeve të reja me armë të Ukrainës, që mund t’i ekspozonte vendet e NATO-s ndaj një përshkallëzimi drejt luftës globale dhe bërthamore.

Personi që qëlloi Ficon është identifikuar si 71-vjeçari Juraj Cintula, i cili ka thënë se nuk është dakord me politikat e qeverisë aktuale. Ai aktualisht qëndron në paraburgim, përballë akuzave për terrorizëm dhe 25 vite burgim.

Fico iu nënshtrua operacioneve të shumta pasi pësoi lëndime të rrezikshme për jetën nga të shtënat. Ai fajësoi për sulmin opozitën në daljen e tij të parë publike pas atentatit.

Kritikët thonë se qeveria e Ficos po “heq faqe nga libri i Hungarisë”, duke synuar Media-n, institucionet kundër korrupsionit të vendit dhe komunitetin LGBTQ+, si dhe duke i bërë jehonë bisedave të Kremlinit për luftën në Ukrainë.

Por vetë Fico fitoi armiqësinë e Big Pharma, të kontrolluar nga të njëjtët përfitues të Lobit të Armëve që përfitonin nga konflikti midis Moskës dhe Kievit, kur vendosi të nisë një hetim mbi efektet anësore të rrezikshme të vaksinave Covid.

Previous Story

Këshilltari i Erdogan Bën Deklaratën që Trondit - Xhamia al-Aqsa, Izraeli & Greqia...!

Latest from Info

Palaçot e Brukselit

Oligarkia e BE-së e ka kaluar çdo kufi! Palaçot e BE-së po dërgojnë energji elektrike në

Nasrallah Ka Vdekur

Ushtria izraelite e shpalli zyrtarisht: “Ai nuk do të terrorizojë më botën”! Me një postim të