Izraeli Pushton Libanin & Mendon se Është Momenti Ideal!

/

Çfarë njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes dhe pse mendojnë se është momenti ideal?

Katër brigada janë të përqendruara në Izraelin verior.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Galand deklaroi se “forcat e armatosura janë të gatshme për një zgjerim të mundshëm të operacionit ushtarak izraelit në frontin verior”.

Kjo do të thotë se vjen një pushtim tokësor i Libanit.

Ministri është “aktualisht duke kryer një vlerësim operacional të situatës në lidhje me zgjerimin e aksionit të IDF” (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) në frontin verior, thuhet në deklaratë.

Izraelitët konsiderojnë se Hezbollahu është i rraskapitur në të gjitha nivelet me shfarosjen e të gjithë piramidës administrative të tij, deri në kreu Nasrallah, por edhe oficerët iranianë të Gardës Revolucionare dhe më specifikisht të departamentit të al Kudsit, ndërsa piramida e mesme u neutralizua, me vrasjen dhe plagosjen e 4,000 personave me sinjalizuesit, celzularët dhe radiot.

Izraelitët besojnë se Irani nuk do të reagojë (dhe si të reagojë, pasi nuk ka kufi të përbashkët) dhe se nuk do të kenë më kurrë një mundësi të tillë për të fituar kontrollin e Libanit jugor dhe për të kontrolluar Bejrutin. Kujtojmë se Izraeli e ka pushtuan Libanin jugor në vitin 1982 dhe u tërhoqën më pas në vitin 1998.

Gjithsej katër brigada janë të përqendruara në Izraelin verior.

Forcat speciale kanë hyrë tashmë në territorin e Libanit dhe skuadriljet e artilerisë kanë zënë pozicione zjarri.

Previous Story

Pse Rusia & Kina po e Dekurajojnë Teheranin që të Përfshihet më Tej në Luftë?

Next Story

Zgjedhjet Sot në Austri me të Djathtën Nacionaliste që Pretendon Kryesimin!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,