Tani moti përdoret si një “armë” kundër mendjes së shëndoshë.
Uragani “Milton” kaloi edhe bregun lindor të Floridës dhe tani zbulohet shtrirja e eko-terrorizmit që u praktikua jo vetëm në SHBA, por edhe në të gjithë planetin, me qëllim që të gjithë të kenë frikë nga “moti ekstrem”.
Ndryshimet klimatike!
Tashmë, si çdo vit, autoritetet amerikane do të fillojnë të regjistrojnë dëmet dhe humbjet e jetëve njerëzore, të cilat deri më tani janë gjashtë persona.
Humbje të tjera në të ardhmen e afërt mund të ketë, por ato nuk pritet të jenë një numër që tejkalon humbjet që zakonisht kanë këto shtete, gjatë kalimit të çdo uragani.
Gjithsesi, e gjithë kjo zhurmë që është bërë paraprakisht, nuk justifikohet.
Nga postimet e amerikanëve në X kuptohet se shteti i Floridës nuk pësoi asgjë më shumë se zakonisht.
![](https://mast.al/wp-content/uploads/2024/10/image-27.png)
![](https://mast.al/wp-content/uploads/2024/10/image-28.png)
![](https://mast.al/wp-content/uploads/2024/10/image-29.png)
![](https://mast.al/wp-content/uploads/2024/10/image-30.png)
![](https://mast.al/wp-content/uploads/2024/10/image-31.png)
“Syri” i uraganit aktualisht po shkon drejt Atlantikut.
Shiu i dendur dhe erërat vazhdojnë në disa pjesë të Orlandos, gjë që është krejtësisht normale pasi stuhitë pasojnë ciklonin.
Milton arriti në bregun e Gjirit të Floridës vonë natën e së mërkurës, si një uragan i Kategorisë 3 (në një moment u ul në kategorinë 2), me erëra prej 100 mph (160 km/h), duke formuar dhjetëra tornado (si zakonisht).
Mbi 3 milionë shtëpi mbeten pa energji elektrike, siç ishte parashikuar pas kalimit të ciklonit dhe restaurimi i tyre do të bëhet në orët e ardhshme apo edhe pas disa ditësh.
Fuqia e uraganit po zbehej, por tornadot përgjatë bregut të Gjirit të Floridës rezultuan të jenë të rrezikshëm (madje edhe më i vogli është i rrezikshëm). “Kemi humbur disa jetë”, tha sherifi i St. Lucie County, pa dhënë një numër të saktë, por të gjitha mediat amerikane flasin për dy të vdekur.
Në të njëjtën kohë, 125 shtëpi janë shkatërruar nga efektet e forta para se të vinte uragani.
Kujtojmë se shtëpitë që u dogjën në zjarrin e Attikës, në Greqi, në mes të gushtit, ishin gjithsej 104 (kjo për të bërë një krahasim “zgjues” për të kuptuar panikun e pompuar në Media)! Dhe flasim për një zonë në Greqi shumë shumë herë më të vogël se ajo e Floridës.
Qendra Kombëtare e Uraganeve raportoi se stuhia shkaktoi “përmbytje të konsiderueshme dhe erëra të dëmshme përgjatë rrugës së saj”, gjë që është gjithashtu e arsyeshme dhe e pritshme.
Erërat e forta “shkatërruan” një pjesë të çatisë së stadiumit Tropicana Field, në Tampa, ku kishin gjetur strehë dhjetëra persona, të cilët nuk ishin në rrezik.
“Milton” shkaktoi një defekt të rrjetit të ujit, i cili preku shërbimet e ujit të pijshëm në të gjithë qytetin.
Në veri të Tampa, Zyra e Sherifit të Pasco tha se autoritetet morën më shumë se 140 telefonata në lidhje me pengesat në rrugë.
Shumë më pak sesa merr zjarrfikësja italiane kur ka përmbytje në Italinë e jugut!
Çfarëdo dëmi që ka ndodhur dhe çfarëdo përmbytjeje ka ndodhur, asnjëra prej tyre nuk justifikon panikun që është përjetuar nga të gjitha mediat amerikane dhe ndërkombëtare, veçanërisht kur thonë se ky është një uragan i kategorisë 5!
Nëse do të ishte niveli 5, qytetet e Floridës nuk do të kishin vetëm disa dëme, por do të ishin zhdukur.
Ajo që është edhe më mbresëlënëse është këmbëngulja e mediave ndërkombëtare si dhe në Shqipëri për ta paraqitur këtë fenomen të thjeshtë për motin e Karaibeve, si diçka të jashtëzakonshme që shkaktoi dëme, dhimbje dhe pikëllim të pabesueshëm në SHBA!
Vitet e fundit moti është përdorur si armë pothuajse në të gjitha vendet perëndimore. Por këtu objektivi është vetë mendja. Ata “qëllojnë” dhe “shënjestrojnë” logjikën, sepse pa logjikë të gjithë janë të menaxhueshëm.